Politike

“Kush vjedh vota, në bûrg”/ Rudina Hajdari: Ndryshim sistemi për të gjitha partitë që do futen në garë (VD)

19 Dhjetor 2019, 11:19 Nga DOSJA
“Kush vjedh vota, në bûrg”/ Rudina Hajdari: Ndryshim

TIRANË- Pas përfundimit të mbledhjes së Komisionit të Reformës Zgjedhore, bashkëkryetarja Rudina Hajdari u shpreh se duhet një ndryshim sistemi, jo për individë të caktuar apo për partitë kryesore, por për të gjithë ata që duan të futen në zgjedhje. Sipas deputetes Hajdari, “çdokush që tenton të vjedhë votën jo thjesht do ndiqet penalisht por do gjendet mekanizmi që ai të shkojë në burg, kjo do ngreje llogaridhënien.

Dy kërkesa e ndryshimit të sistemi, do të shqyrtohet në janar. U prezantua drafti për infrastrukturën e administratës zgjedhore dhe mekanizma të reja që do të kërkojnë partitë politike për transparencën para gjatë dhe pas. Do gjendet mekanizmi që kush vjedh votën do të shkojë në burg. Kjo kërkesë ka ardhur nga BE. Në një takim tjetër do të kemi edhe shoqërinë civile. Të kemi drafte të gjithë pranuara para se t’ia çojmë ODIHR. I referohem historisë parlamentare të 30 viteve të fundit, ne duam që të kemi një proces zgjedhore në mënyrë transparente, të mos bëhet për dy partitë kryesore por për çdo parti që hyn në garë. Ne duhet t’i krijojmë kushtet për të gjithë dhe jo për Rudinën”, u shpreh Hajdari.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ndryshimi i sistemit zgjedhor reforma zgjedhore rudina hajdari ndryshimi i sistemit zgjedhor reforma zgjedhore rudina hajdari

Sondazh

Poll