Politike

Betimi i anëtarëve te SPAK, Soreca: të fillojnë punë, moment i rëndësishëm i Reformën

19 Dhjetor 2019, 09:20 Nga DOSJA
Betimi i anëtarëve te SPAK, Soreca: të fillojnë punë,

TIRANË- Ambasadori i Bashkimit Evropain në Tiranë, Luigi Soreca, ka reaguar pas betimit të 8 anëtarë të Prokurorisë së Posaçme Anti Korrupsion (SPAK) tek Presidenti.

Në një reagim në mediat sociale, Soreca shkruan se ky është një moment deçiziv i Reformës në Drejtësi, pasi intitucionet e reja kanë nisur të formësohen.

Ambasaodri më tej shton se lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar është përparësia kryesore për Shqipërinë në rrugën e anëtarësimit në BE.

Ne mirëpresim betimin sot për 8 prokurorët e SPAK para Presidentit. Tani ata janë gati për të filluar punën. Një tjetër moment i rëndësishëm për zbatimin e reformës në drejtësi. Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar është përparësia kryesore për Shqipërinë në rrugën e  anëtarësimit në BE“, shkruan Soreca.

SPAK sot ka marrë dritën jeshile. 8 anëtarët e Prokurorisë së Posaçme Anti Korrupsion janë betuar para Presidentit Meta dhe kanë nisur punën. Pas ceremonisë së betimit kanë ardhur reagime nga SHBA e BE, të cilat kanë përshëndetur formimin e strukturës së re. Ndërkohë dhe politika shqiptare ka reaguar, ku si maxhoranca dhe opozita janë shprehur se sot është një ditë e rëndësishme dhe SPAK do godasë krimin.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike betohen prokuroret e spak luigi soreca ngrihet spak reforma ne drejtesi betohen prokuroret e spak luigi soreca ngrihet spak reforma ne drejtesi

Sondazh

Poll