Politike

Betimi i 8 prokurorëve para, ambasada e SHBA: Hap i rëndësishëm në themelimin e SPAK

19 Dhjetor 2019, 09:16 Nga DOSJA
Betimi i 8 prokurorëve para, ambasada e SHBA: Hap i

TIRANË– Ambasada amerikane ka përgëzuar betimin e e tetë prokurorëve të SPAK, mëngjesin e sotëm tek Presidenti Ilir Meta. Përmes një postimi në faqen zyrtare në “Facebook”, ambasada e SHBA në Tiranë thekson se: “Nga dita e sotme, Shqipëria ka një organ prokurorësh të angazhuar për të identifikuar, hetuar dhe vënë përpara drejtësisë zyrtarë të kaluar apo aktualë dhe bosë të krimit – individë që në kohët e vjetra janë konsideruar si të paprekshëm’.

POSTIMI I PLOTË

Shtetet e Bashkuara përgëzojnë tetë prokurorët të cilët u betuan këtë mëngjes si anëtarët e parë të Zyrës së Prokurorisë së Posaçme, duke shënuar një hap të rëndësishëm në themelimin e Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion dhe Krim i Organizuar (SPAK). Nga dita e sotme, Shqipëria ka një organ prokurorësh të angazhuar për të identifikuar, hetuar dhe vënë përpara drejtësisë zyrtarë të kaluar apo aktualë dhe bosë të krimit – individë që në kohët e vjetra janë konsideruar si të paprekshëm. Ndërsa Shqipëria nis një fazë të re të zhvillimit të saj demokratik dhe ligjor, Shtetet e Bashkuara do të mbeten një partner i palëkundur në mbështetje të SPAK dhe të të gjithë atyre.

SPAK sot ka marrë dritën jeshile. 8 anëtarët e Prokurorisë së Posaçme Anti Korrupsion janë betuar para Presidentit Meta dhe kanë nisur punën. Pas ceremonisë së betimit kanë ardhur reagime nga SHBA e BE, të cilat kanë përshëndetur formimin e strukturës së re. Ndërkohë dhe politika shqiptare ka reaguar, ku si maxhoranca dhe opozita janë shprehur se sot është një ditë e rëndësishme dhe SPAK do godasë krimin.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ambasada e shba betohen prokuroret e spak ngritja e spak ambasada e shba betohen prokuroret e spak ngritja e spak

Sondazh

Poll