Politike

Mbështeti Ramën për “anti-shpifjen”, zyrtari i OSBE habit me deklaratën për Maqedoninë e Veriut: Mediat online të vet

19 Dhjetor 2019, 06:09 Nga DOSJA
Mbështeti Ramën për “anti-shpifjen”, zyrtari i OSBE

TIRANË- Parlamenti shqiptar votoi dje me shumicë votash paketën anti-shpifje, që ligj i propozuar nga qeveria, që sipas saj ka si synim rregullimin e mediave audio-vizive dhe online. Po qeveria ka thënë që ligji do disiplinoj mediat dhe synon luftimin e fenomenit të shpifje.

Paketa u kundërshtua gjatë nga përfaqësuesi i lirisë së medias në OSBE, Harlem Desir dhe më pas u mbështet prej tij duke thënë se nuk cënohet liria e fjalës së lirë. Por Desir, pak orë pasi Kuvendi miratoi ligjin që është kundërshtuar nga të gjitha organizatat mediatike dhe kominitetii  gazetarëve, ka reaguar sërish.

Këtë herë përfaqësuesi i lirisë së medias në OSBE, ka mbështetur pa kushte vetë-rrregullimin në Maqedoninë e Veriut, duke harruar se pak orë më parë ishte pro rregullimit me ligj të mediave online dhe jo vetëm në Shqipëri.

Sipas zyrës së OSBE në Vienë, “Désir shprehu mbështetjen e tij për vetë-rregullimin e mediave online në Maqedoninë e Veriut, i cili u njoftua sot nga Këshilli i Etikës së Medias së bashku me Shoqatën e Gazetarët e Maqedonisë dhe Dhoma Ekonomike”. “Vetë-rregullimi i mediave është një mekanizëm i dobishëm për promovimin e informacionit cilësor, ruajtjen e lirisë së editorialit dhe forcimin e besueshmërisë së mediave,” tha Désir.

Nisma synon të promovojë vetë-rregullimin e mediave online përmes, ndër të tjera, financimit transparent; angazhimin e mediave në internet për të respektuar Kodin e Gazetarëve; dhe publikimi i vendimeve nga Këshilli i Etikës së Medias. “Shpresoj që kjo punë e përbashkët nga disa organizata në Maqedoninë e Veriut të jetë e dobishme për platformat e mediave online, si dhe për komunitetin e gjerë të mediave,” përfundoi Désir.

Këto deklarata tregojnë se OSBE mbështet dy nisma të kundërta me njëra-tjetrën, rregullimin me ligj nga qeveria dhe vetë-rregullimin me Kod Etike nga komuniteti i gazetarëve dhe tregon që janë përdorur deklarata me dy standarde.

Deklarata bëhet pas votimit në Kuvend, të paketës anti-shpifje nga maxhoranca. Në seancë, para votimit,  Kryeministri tha se Shqipëria është bazuar tek ligjet e Bashkimit Evropian, teksa nuk kurseu as ironitë dhe talljet për gazetarët që kanë dalë hapur kundër paketës, ndërkohë që u përfshi në një replikë me Rudina Hajdarin, si ‘opozitën’ e vetme sot në Kuvend. Jashtë Kuvendit gazetarër protestuan dhe kërkuan anulimin e ligjit.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike harlem désir paketa anti shpifje rama kunder mediave veterregullimi i mediave harlem désir paketa anti shpifje rama kunder mediave veterregullimi i mediave

Sondazh

Poll