Politike

“Bllokojini këta njerëz”/ Andi Përmeti mbyll gojën me shami të zezë në shenjë proteste (VD)

18 Dhjetor 2019, 14:39 Nga DOSJA
“Bllokojini këta njerëz”/ Andi Përmeti mbyll

TIRANË- Deputeti i Bindjes Demokratike, Andi Përmeti gjatë fjalës së tij në foltoren e Kuvendit ka kundërshtuar hapur projektligjin e qeverisë, pwr paketwn antishpiofje.

Nga foltorja e Kuvendit, Përmeti i drejtoi një kërkesë gazetarëve, ndërsa u shpreh se “Unë sot kam dy kërkesa publike, për gazetarët.

Ky ligj na prek të gjithëse neve këtu, por edhe të gjithë qytetarët. Bllokojini këta njerëz. Shkoni dhe merreni lajmin vetë, jo tua sjellin me kasetat e propagandës. Bëjeni këtë dhe do ta shikoni si do tiu ulen në gjunjë”.

Ndër të tjera, ai i drejtoi një sfidë publike edhe deputetëve të opozitës parlamentare.

Kërkesa e dytë është është për kolegët e opozitës. Ky është ligj i turpshëm, sot ka ardhur koha që ne te vendosim nëse kemi ardhur për të bërë opozitë apo për t’u bërë palë me Ramën. Ju kërkoj të dilni të gjithë jashtë gjatë votimit, është koha të tregoni nëse jeni opozitë”-tha Andi Përmeti.

Ndërsa në fund të fjalimit të tij, deputeti Përmeti tha se ligji i qeverisë ndalon fjalën e lirë dhe në shenjë proteste mbylli gojën me një shami të zezë.

Deklarata u bë sot në Kuvend, ku po zhvillohet një seancë maratonë që do të finalizohet votimin e paketës Anti-Shpifje, buxhetit për vitin 2020 dhe zgjatjen e gjendjes së fatkeqësisë. Kryeministri tha sot se Shqipëria është bazuar tek ligjet e Bashkimit Evropian teksa nuk kurseu as ironitë dhe talljet për gazetarët që kanë dalë hapur kundër paketës, ndërkohë që u përfshi në një replikë me Rudina Hajdarin, si ‘opozitën’ e vetme sot në Kuvend. Rama u zotua se paketa anti-shpifje do të miratohet sot.

(a/m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike andi përmeti paketa anti shpifje seanca plenare 18 dhjetor 2019 andi përmeti paketa anti shpifje seanca plenare 18 dhjetor 2019

Sondazh

Poll

Politike 18 Dhjetor 2019, 14:27

TIRANË- Deputeti Kujtim Gjuzi, ndërsa foli nga foltorja e kuvendit, lidhur me paketën anti-shpifje hodhi akuza ndaj kryeministrit Rama, duke i thënë se kjo...