Politike

Meta dekreton Arben Ahmetajn si ministër për Rindërtim, propozimi që iu bë nga Rama (VENDIMI)

Meta dekreton në postin e ministrit të Shtetit për Rindërtim, Arben Ahmetajn.Ky i fundit u propozua sot nga kryeministri Edi Rama si minstër Shteti për Rindërtim.
Featured image of article: Meta dekreton Arben Ahmetajn si ministër për Rindërtim, propozimi që iu bë nga Rama (VENDIMI) Edi Rama dhe Arben Ahmetaj

TIRANË- Presidenti Ilir Meta dekreton në postin e ministrit të Shtetit për Rindërtim, Arben Ahmetajn. Ky i fundit u propozua sot nga kryeministri Edi Rama.

Vendimi për dekretimin e Ahmetajt

Nëpërmjet një postimi në Twitter, Rama shprehet se Programi i Rindërtimit dikton hapjen e një vendi të posaçëm edhe në tryezën e Këshillit të Ministrave, për koordinimin e të gjitha institucioneve vendase e ndërkombëtare që lidhen me këtë program.

“Programi i Rindërtimit dikton hapjen e një vendi të posaçëm edhe në tryezën e Këshillit të Ministrave,ku një ministër i ngarkuar ekskluzivisht me koordinimin e të gjitha institucioneve vendase e ndërkombëtare që lidhen me këtë program,të ndjekë orë e minutë zbatimin e Programit”, shkruan Rama në në postim. Ministria e Rindërtimit tashmë do të koordinojë punën e të gjithë mekanizmave të angazhuara për rimëkëmbjen e ndërtesave që u shembën pas tërmetit.

Propozimi i Ramës për Ahmetajn.

Menjëherë ka reaguar edhe Presidenca për këtë propozim të Ramës, ku zëdhënësi Tedi Blushi ka njoftuar se presidenti do të dekretojë menjëherë Ahmetanj në pozicionin e propozuar nga kreu i qeverisë. “Asnjë sekondë vonesë për dekretimin e ministrit të ri të Shtetit për Rindërtimin”, shkruan Blushi.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Për të prekurit nga tërmeti janë krijuar mbledhur shumë fonde. Komisioni Europian ka vendosur të organizojë në Tiranë konferencën e donatorëve, në fund të Janarit të vitit të ardhshëm. Ndërkohë, qeveria po bën përpilimin e faturës së dëmeve të tërmetit, e cila do të jetë gati më datë 16 Janar. Më 4 Dhjetor KE u solidarizua me Shqipërinë dhe vendosi të dhurojë 15 milionë euro, për të ndihmuar në rindërtimin e mijëra ndërtesave të shembura nga tërmeti tragjik.

Tërmeti i 26 nëntorit rezultoi tragjik, pasi humbën jetën 51 persona, mbi 900 të tjerë u lënduan, 47 u nxorën gjallë nga rrënojat. Ky tërmet shkaktoi edhe shumë dëme materiale, mijëra banesa janë dëmtuar dhe për këtë Rama ka ngritur Komitetin e Rindërtimit. Ai ka premtuar se do të ndërtohet nga fillimi çdo banesë që ka dëme të strukturë.

J.V/Dosja.al

  • 16:16

    ME VIDEO: Rama e bëri sërish ministër, si e mësoi Arben Ahmetaj lajmin: Muhabete koti, jam në Komision, sa të mbaroj të marr

    Kryetari i Komisionit për Ekonominë dhe Financat, Arben Ahmetaj është emëruar sërish ministër nga kryeministri Edi Rama. Lajmin për emërimin e tij si  Ministër Shteti për Rindërtimin, Ahmetaj e mori përmes një telefonate teksa punonte në Komison.  Vizion Plus ka publikuar një video, të Ahmetaj, i cili teksa ndodhej në Komision merr lajmin për emërimin. Siç duket edhe nga video, Ahmetaj e ka lënë gëzimin për më vonë duke mbyllur për disa sekonda telefonatën që mori. 

    “Jam në Komision, sa të mbaroj të marr unë,”-i thotë Ahmetaj personit që e mori në telefon. 

    Përgjigja e Ahmetajt u shoqërua me të qeshura dhe urime nga kolegët, të cilëve ministri i ri u ‘tërhoqi veshin’ për t’u fokusuar në punë.

    “Do t’ju lutesha tani. Po kalojmë buxhetin e shtetit. Muhabete koti,”-u tha Ahmetaj kolegëve.  

  • 15:36

    VENDIMI/ U propozua nga Rama si ministër Shteti për Rindërtim, Meta dekreton Arben Ahmetajn

    Presidenti Ilir Meta ka dekretuar Ministrin e Shtetit për Rindërtim, Arben Ahmetaj. Ky i fundit  u propozua sot nga kryeministri Edi Rama si minstër Shteti për Rindërtim, ndërkohë që Presidenca konfirmoi vullnetin pro dekretit, përmes zëdhënësit Tedi Blushi.

    Vendimi për dekretimin e Ahmetajt
  • 13:10

    Iku me sherr dhe nerva, hodhi dosjen tej nga inati, si rikthehet Arben Ahmetaj sërish në kabinet

    Edi Rama dhe Arben Ahmetaj

    Arben Ahmetaj është propozuar sot nga kryeministri Edi Rama si ministër i Shtetit për  Rindërtim. Ky propozim i Ramës u prit shumë mirë edhe nga Presidenca, ku në një njoftim, Tedi Blushi shprehet se nuk do të ketë asnjë sekondë vonesë për dekretimin e Ahematajt si ministër.

    Çfarë ndodhi një vit më parë? 

    Në janar të vitit të kaluar, Rama largoi një sërë ministrash nga kabineti i tij, një ndër të ishte edhe Arben Ahemtaj, i cili mbante detyrën e ministrit të Ekonomisë dhe Financave. Pasi u hoq nga kjo detyrë me sherr dhe debat, Ahemtaj pas mbledhjes me Ramës, nuk u ndal të bënte edhe një gjest në publik. Ai pasi doli nga takimi, jashtë Kryeministrisë  hodhi dosjen e punës shoferit të tij dhe u largua.

    Por Rama pasi e largoi si ministër, i dha postin e parë Ahmetajt, pas tërmetit tragjik. Ai e vendosi Kryetarin e Komisionit  të Menaxhimit të Fondeve për ndihmat, duke pasur kështu në dorë menazhimin e të gjithave parave. Tashmë ai e ka propozuar për ministër. Ndoshta Ramës i është rikthyer besimi tek Ahmetaj? Ende nga ky i fundit nuk kemi asnjë reagim.

Shto Koment