Politike

Meta publikon spotin e dytë kundër Dvoranit: Lojë personale për ti shërbyer partisë

18 Dhjetor 2019, 13:45 Nga DOSJA
Meta publikon spotin e dytë kundër Dvoranit: Lojë personale

TIRANË- Presidenti Iivendit, Ilir Meta ka publikuar sot një tjetër video, e cila sipas tij, tregon shkeljet e kreut të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani. Duke e cilësuar si spoti i dytë në mbrojtje të Kushtetutës dhe integritetit të Gjykatës Kushtetuese, kreu i Shtetit ngre pyetjen se “Si shpjegohet që Dvorani shkel Kushtetutën, ligjin dhe del mbi vendimet e KED dhe i rrëmben kompetencat e Presidentit?”

Në këtë postim, Meta shprehet se spoti i dytë iu jep sqarim shterues disa pyetjeve që lidhen me spotin e parë, ndërsa e akuzon Dvoranin se nuk ka publikuar 32 mbledhje të KED.

“Të dashur qytetarë, Në vijim të spotit të parë, sot autorizova publikimin e spotit të dytë zyrtar në mbrojtje të Kushtetutës dhe integritetit të Gjykatës Kushtetuese. Disa nga pyetjet që lidhen me spotin e parë, marrin një sqarim shterues përmes këtij spoti të dytë që po ndaj me ju”, shkruan Meta në Facebook.

Pak ditë më parë Ilir Meta ka publikuar videon e paralajmëruar, ku sipas tij kreu i shtetit vërteton sesi u përdor Ardian Dvorani. Video e publikuar nga Meta është një spot shpjegues, përmbledhës ku kreu i shtetit, rendit procedurën dhe shkeljet që sipas tij ka bërë Dvorani.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ardian dvorani ilir meta meta publikon spotin e dyte padia e metes per ardian dvoranin ardian dvorani ilir meta meta publikon spotin e dyte padia e metes per ardian dvoranin

Sondazh

Poll