Aktualitet

Plas grushti brenda PD-së në Tiranë, anëtarët rrahin në lokal djalin e Minarollit dhe dy të tjerë, zyra e partisë: S’

17 Dhjetor 2019, 21:47 Nga DOSJA
Plas grushti brenda PD-së në Tiranë, anëtarët rrahin

TIRANË– Një incident i rëndë raportohet të ketë ndodhur gjatë procesit zgjedhor për ngritjen e degës së re të Partisë Demokratike në zonën Nr.16 në Tiranë, te “Unaza e Re”.

Newsbomb.al shkruan se sipas një burimi konfidencial për ta, dy anëtarë të kësaj force politike që pretendojnë të marrin me forcë kryesinë e kësaj dege kanë dhunuar kryetarin dhe një anëtare të grupit të punës si dhe kryetarin e grup-seksionit të PD-së, dhe kanë shkatërruar materialet zgjedhore në ambientet e një lokali te zona e “Astirit” ku po zhvillohej procesi.

Është dashur ndërhyrja e policisë që situata të vihet nën kontroll. Sipas burimit në fjalë, kanë qenë vëllezërit Gëzim dhe Shkëlzen Sadikaj të cilët kanë dhunuar Adriatik Shehun, kryetar i grup-seksionit të PD-së në këtë zonë, Ervin Minarollin, kryetari i grupit të punës dhe antaren Minushe Lazaj.

Gëzim Sadikaj, i cili pretendon të marrë kryesinë e kësaj dege, duke parë që nuk ka arritur mbështetjen e duhur, ka shkatërruar materialet zgjedhore dhe ka dhunuar së bashku me vëllain e tij anëtarët e grupit të punës të caktuar nga kryetari i PD-së Luzlim Basha për formimin e degës së re të partisë. I kontaktuar nga Newsbomb.al, zoti Shehu ka konfirmuar incidentin dhe dhunën e ndodhur rreth orës 19:00 gjatë procesit për ngritjen e degës së re Nr.16 në ‘Unazën e Re’ në zonën e Astirit. 

Procesi i sotëm kishte të bënte me zgjedhjen e delegatëve të cilët në një datë brenda muajit dhjetor do bënin të mundur me votën e tyre zgjedhjen e kryetarit të degës së re Nr. 16, në “Unazën e Re”. Procesi u anulua për shkak të shkatërrimit të materialeve zgjedhore dhe daljes së situatës jashtë kontrollit. Ndërsa është dashur ndërhyrja e forcave të policisë të Komisariatit Nr.6 për të vënë situatën nën kontroll. Pas qetësimit të situatës, grupi i punës është larguar drejt selisë qendrore të PD-së,”– shkruhet në lajmin e publikuar nga Newsbomb.al.

Dosja.al kontaktoi me zyrën e shtypit të Partisë Demokratike, të cilët pas 24 orësh u shprehën se brenda anëtarëve të tyre nuk ka ndodhur asgjë. Gjithashtu edhe ana e Policisë së Shtetit nuk ka pasur një konfirmim për ngjarjen në fjalë.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet adriatik shehu ervin minarolli gëzim sadikaj minushe lazaj sherr brenda pd-se shkelzen sadikaj tirane adriatik shehu ervin minarolli gëzim sadikaj minushe lazaj sherr brenda pd-se shkelzen sadikaj tirane

Sondazh

Poll