Aktualitet

U dënua me 1 vit burg, flet për herë të parë Ervin Salianji: S’më ndalin dot, gjyqtari i shërbeu PS, prokurori, punon p

18 Dhjetor 2019, 14:58 Nga DOSJA
U dënua me 1 vit burg, flet për herë të parë Ervin

TIRANË- I buzëqeshur dhe i mbështetur nga eksponentët e Partisë Demokratike, ish-deputeti Ervin Salianji e ka pritur me sportivitet dënimin me 1 vit burg nga Gjykata Penale për akuzën e “kallëzimit të rremë”, në dosjen e njohur si “Babalja”.

Jashtë ambienteve të Gjykatës, ku pati një komunikim të shkurtër me mediat, Salianji tha se vendimi ishte i paracaktuar nga kryeministri Edi Rama, dhe se gjyqtari që dha vendimin, Artan Gjermeni i shërbeu PS. “Sic ishte e pritshme, një vendimmarrje dhe pretencë e vendosur shumë kohë më parë. As për sy e faqe nuk pritën. E pabazuar në ligj, prova dhe fakte por vetëm në dëshirën e kryeministrit, dhe në karrierën e gjyqtarit, anëtarin e bandës së Lushnjës. Ky vendim i shërben vetëm  karrierës së tij pasgjyqësore që i shërben shokëve të tij të partisë. Ka disa shkelje të qarta, po ky gjyqtar në një çështje tjetër u tërhoq për konflikt interesi.”-tha Salianji. 

Ish-deputeti i u shpreh se prokurorët që kërkuan 1 vit e gjysmë burg për të, megjithëse nuk i përmendi me emër, Kolë Hysenaj dhe Genci Qana, janë futur në llucë për t’i shërbyer mafies.

“Nuk ka mafie, llucë e llumë që më ndalin dhe më izolojnë dot. Kanë tërhequr një llucë të tillë dhe kontrollojnë prokurorë duke i shërbyer mafies. Më bën të privilegjuar që jam në 50 gjyqe me PS. Kam fakte që do t’i bëj publike në ditët në vijim. Parashikimi i kryeministrit ishte i saktë për të intimiduar opozitën, nuk ka asnjë diskutim se drejtësia e vjetër dhe llumi do të demontohen.”-tha ai. 

Salianji gjithashtu tha se vendimi do të apelohet, deri në Strasburg nëse është e nevojshme:  “Së pari, është apeli, dhe ndjekja hap pas hapi në çdo instancë, ndërsa nëse vijohet me këtë situatë do të shkojmë në Strasburg. Gjyqtari, mik me Xhafajn. Kemi kohë për të folur edhe për skandale të tjera.”-tha ai.

Gjykata Penale ka dënuar me 1 vit bûrg ish-deputetin e Partisë Demokratike, Ervin Salianji për akuzën e “kallëzimit të rremë”, në lidhje me dosjen “Babalja”. Bashkë me Salianjin janë dënuar edhe të personat e tjerë të përfshirë në këtë dosje. Fredi Alizoti, (i njohur si kunati i Babales), është dënuar me 2 vite bûrg për kallëzim të rremë, Albert Veliu, i njohur ndryshe edhe si “Babalja” u dënua me 3 vite e 5 muaj bûrg, ndërsa gazetari Jetmir Olldashi është dënuar me 5 muaj bûrg, që i konvertohet në 100 orë punë në komunitet.

(F.g/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet denohet me burg ervin salianji dosja babale denohet me burg ervin salianji dosja babale

Sondazh

Poll