Aktualitet

Qëlluan me ârmë zjarri, arrestohet një 19-vjeçar dhe procedohet në gjendje të lirë 18-vjeçari për ârmëmbajtje pa lej

18 Dhjetor 2019, 11:44 Nga DOSJA
Qëlluan me ârmë zjarri, arrestohet një 19-vjeçar dhe

BURREL- Policia e Matit në bashkëpunime me qytetarët e zonës kanë arritur fianalizimin e një operacioni  të fshehtë të koduar si “Livadhet”, duke duke goditur një tjetër rast të ârmëmbajtjes pa leje.

Në këtë rast është ârrestuar një 19-vjeçar me iniciale I.K i cili qêlloi me ârmë zjarri në ajër sëbashku me një  18-vjeçar me iniciale K.K i cili do të procedohet në gjendje të lirë.

Policia  ka sekuestruar një ârmë zjarri tip kâllashnikov.

Dy të rinjtë janë kapur teksa po tentonin për t’u larguar, në aksin rrugor Burrel-Komsi, sëbashku me ârmën e zjarrit, me të cilën këta shtetas kishin qêlluar në ajër në livadhet e fshatit Batër e Vogël.

Njoftimi i Policisë:

Mat

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, falë bashkëpunimit me qytetarët, godasin një tjetër rast të armëmbajtjes pa leje.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Livadhet”.

Qëlluan me armë zjarri në ajër, vihet në pranga një 19-vjeçar, si dhe procedohet në gjendje të lirë një tjetër.

Sekuestrohet një armë zjarri tip kâllashnikov. Në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë, parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe goditjen paligjshmërisë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, falë bashkëpunimit me qytetarët, të cilët kanë njoftuar në sallën operative për dy të rinj që qëllonin me armë zjarri në ajër, kanë organizuar punën duke finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Livadhet”.

Si rezultat i operacionit u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi I. K., 19 vjeç, banues në Burrel dhe u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi K. K., 18 vjeç, banues në Burrel.

Këta shtetas u kapën gjatë operacionit, në tentativë për t’u larguar, në aksin rrugor Burrel-Komsi, sëbashku me armën e zjarrit, me të cilën këta shtetas kishin qëlluar në ajër në livadhet e fshatit Batër e Vogël.

Nga veprimet e para hetimore të kryera në vendngjarje u gjetën dhe u sekuestruan 10 gëzhoja, të qitura nga arma e sekuestruar nga shërbimet e Policisë gjatë operacionit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat, për veprën penale “ ârmëmbajtja pa leje”.

A.C/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet armembajtje pa leje arrestohet 19-vjeçari burrel kallashnikov armembajtje pa leje arrestohet 19-vjeçari burrel kallashnikov

Sondazh

Poll

Aktualitet 18 Dhjetor 2019, 09:06

TIRANË– Altin Dumani është kandidati i parë për SPAK, që është intervistuar nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Në fjalën e tij, prokurori Dumani ka tregua...