Aktualitet

Dênimi i Salianjit, Bardhi: Gjyqtari Artan Gjermeni është anëtar i bândës së Lushnjës, vendimin e dha krîmi. Bashkëpun

18 Dhjetor 2019, 14:55 Nga DOSJA
Dênimi i Salianjit, Bardhi: Gjyqtari Artan Gjermeni është

TIRANË– Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike është shprehur se vendimi i dênimit për ish-deputetin Ervin Salianji, është i padrejtë dhe është dhënë nga një gjyqtar që është anëtar i bândës së Lushnjës.

Në një deklaratë për mediat, përpara gjykatës, Bardhi u shpreh se Gjermeni i shërben bândës së Lushnjës, Partisë Socialiste dhe bândës së Agron Xhafajt.

Ndër të tjera, Bardhi shtoi se lufta e PD-së kundër krîmit dhe bândave nuk ndalet këtu, madje ky vendim i ka bërë më të fortë.

Bashkëpunëtorët e tij janë anëtarët e bandës së Lushnjës. Mbajeni mend këtë që po ju them. Në momentin që zotëria do të dalë në vetting do të shikoni se kjo që po them është e vërtetë. Sot Salianji nuk u dënua nga drejtësia por nga një anëtar i bândës së Lushnjës.

I garantojmë të gjithë qytetarët që ky vendim për dênimin e përfaqësuesit të opozitës, Salianjin dhe gazetarin Jetmir Olldashin nuk na ndal në luftën kundër krîmit të organizuar por na bënë më të fortë.

Ky është një fakt i mirënjohur. E ripërsëris, se Artan Gjermeni në momentin e parë do të dalë në veting do të shikoni se është është anëtar u bândës së Lushnjës. Sot Salianji është dênuar nga bânda e Lushnjës sepse sulmoi bândën e Agron Xhafajt.

Ky është një fakt të cilin opinioni publik e di. Artan Gjermeni përveçse është anëtar militant i PS-së është edhe pjesë e bândës së Lushnjës. Sot është bërë bashkë bânda e Lushnjës me atë të Xhafaj. Ky dënim është rikonfirmim i kësaj aleance,”- tha ai më tej. 

Gjykata Penale ka dënuar me 1 vit bûrg ish-deputetin e Partisë Demokratike, Ervin Salianji për akuzën e “kallëzimit të rremë”, në lidhje me dosjen “Babalja”. Bashkë me Salianjin janë dënuar edhe të personat e tjerë të përfshirë në këtë dosje. Fredi Alizoti, (i njohur si kunati i Babales), është dënuar me 2 vite bûrg për kallëzim të rremë, Albert Veliu, i njohur ndryshe edhe si “Babalja” u dënua me 3 vite e 5 muaj bûrg, ndërsa gazetari Jetmir Olldashi është dënuar me 5 muaj bûrg, që i konvertohet në 100 orë punë në komunitet.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet artan gjermeni denohet me burg ervin salianji gazmend bardhi artan gjermeni denohet me burg ervin salianji gazmend bardhi

Sondazh

Poll