Aktualitet

Ishte dënûar me 25 vite bûrg, Policia ekstradon nga SHBA të shumëkërkuarin me dy emra

18 Dhjetor 2019, 13:01 Nga DOSJA
Ishte dënûar me 25 vite bûrg, Policia ekstradon nga SHBA

TIRANË- Policia e Shtetit ka ektraduar sot një të shumë kërkuar nga Shtetet e Bashkuar atë Amerikës. Në një njoftim për mediat bëhet me dije se  shtetiasi Arlind Hyseni, alias Shpend Mazari, 34 vjeç, lindur në Pukë, në vitin 2004 ka kryer një grabitje, që përfundoi me vrasjen e një personi.

Më tej Policia shton se Hyseni së bashku me një person të indentifikuar sit M.S., në vendin e quajtur rruga “Besa”, Tiranë kanë tentuar të kryejnë vjedhje me armë në banesën e shtetasit M. S, pas rezistencës së bërë nga banorët, autorët kanë shtënë me armë zjarri, duke vrarë shtetasin G. S. dhe plagosur rëndë shtetasit M. S. dhe H. S, dhe më pas u arratisën në SHBA.

NJOFTIMI I PLOTË

Një tjetër operacion i përbashkët rikthimi ndërmjet Interpol Tirana, Shërbimit Diplomatik të Sigurisë (DSS) dhe Zyrës së Hetimeve Kriminale (OCI) në Ambasadën e SHBA-së Tiranë është realizuar me sukses, për kapjen dhe deportimin/ekstradimin e një shtetasi me rrezikshmëri të lartë, i kërkuar në Shqipëri për veprën penale “Vjedhja, me pasojë vdekjen”, i cili pasi kishte kryer krimin ishte larguar nga Shqipëria dhe ishte futur në rrugë ilegale në Shtetet e Bashkuara.

Ky operacion i përbashkët DSS, ICE-ERO dhe Interpol Tirana e ka kthyer tashmë atë në Shqipëri për t’u përballur me sistemin e drejtësisë. Si rezultat i një operacioni të gjatë ndërmjet Interpol Tirana dhe DSS-OCI u realizua me sukses deportimi nga SHBA-ja i shqiptarit të arratisur, në mënyrë që ai të përballet me drejtësinë për krimin e kryer në Shqipëri: Arlind Hyseni, alias Shpend Mazari, 34 vjeç, lindur në Pukë.

Ky shtetas ishte në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, me vendim numër 641, datë 02.06.2005 e ka dënuar me 25 vite burgim, për veprat penale “Vjedhja, me pasojë vdekjen” e kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur: Më datë 12.07.2004, rreth orës 03:00, në vendin e quajtur rruga “Besa”, Tiranë, shtetasi Arlind Hyseni, në bashkëpunim me shtetasin F. M. ka tentuar të kryejë vjedhje me armë në banesën e shtetasit M. S. Pas rezistencës së bërë nga banorët, autorët kanë shtënë me armë zjarri, duke vrarë shtetasin G. S. dhe plagosur rëndë shtetasit M. S. dhe H. S.

Policia e Shtetit shqiptar ka një falënderim të veçantë për Zyrën e Hetimeve Kriminale pranë Shërbimit Diplomatik të Sigurisë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Tiranë (DSS), Agjencinë për Emigracionin, Doganat dhe Operacionet Speciale (ICE-ERO), për përpjekjet dhe veprimet e tyre për të realizuar gjithë këtë proces të rikthimit të këtij shtetasi në Shqipëri, për t’u përballur me organet e drejtësisë.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arlind hyseni ekstradimi nga shba shpend mazari vrasja ne vitin 2004 arlind hyseni ekstradimi nga shba shpend mazari vrasja ne vitin 2004

Sondazh

Poll