Aktualitet

Dosja “Babale”/ Gjykata Penale dënon me 1 vit burg Ervin Salianjin, ish-deputeti: Vendim politik, gjyqtari i lidhur me band

18 Dhjetor 2019, 14:46 Nga DOSJA
Dosja “Babale”/ Gjykata Penale dënon me 1 vit burg Ervin

TIRANË- Gjykata Penale ka dënuar me 1 vit burg ish-deputetin e Partisë Demokratike, Ervin Salianji për akuzën e “kallëzimit të rremë”, në lidhje me dosjen “Babalja”. Bashkë me Salianjin janë dënuar edhe të personat e tjerë të përfshirë në këtë dosje. Fredi Alizoti, (i njohur si kunati i Babales), është dënuar me 2 vite burg për kallëzim të rremë, Albert Veliu, i njohur ndryshe edhe si “Babalja” u dënua me 3 vite e 5 muaj burg, ndërsa gazetari Jetmir Olldashi është dënuar me 5 muaj burg, që i konvertohet në 100 orë punë në komunitet. Gjykata nuk ka pranuar kërkesën e prokurorisë për konvertimin e dënimit në shërbim prove për Salianjin, ndërsa ky i fundit, para gazetarëve akuzoi gjyqtarin Artan Gjermeni se i ka shërbyer Partisë Socialiste dhe kryeministrit Edi Rama, dhe se prokurorët kontrollohen nga mafia. Ish-deputeti tha se vendimi do të apelohet, pasi është totalisht në shkelje të ligjit, madje për të gjetur të drejtën do të shkojë deri në Strasburg.

Prova më e fortë që sipas Salianjit, rrëzon akuzën e kallëzimit të rremë, është një hartë, e qelizave telefonike, që tregon se gazetari Jetmir Olldashi, (autori i investigimit), Geron Xhafaj, (vëllai i ish-ministrit), dhe “Babalja”, kanë qenë për një orë në të njëjtën zonë, te lokali i vëllait të ish-ministrit kur është bërë  regjistrimi i audios në orën 13:30.

Në seancën e shkuar prokurorët Kolë Hysenaj dhe Genci Qana kërkuan 1 vit e gjysmë burg për Salianjin, teksa akuzuan si organizatorët e audio-përgjimit Babalja, ish-deputetin dhe gazetarin Jetmir Olldashi. Prokurorët paraqitën argumentuan para gjykatës se “Të 4 të pandehurit kanë fabrikuar prova të rreme me qëllim përfitimi financiar apo politik”. Sipas tyre “Salianji i ka premtuar 200 mijë euro Albert Veliut, i ashtuquajturi “Babale”, nëse i sjell një regjistrim që penalizon vëllanë e ish ministrit Fatmir Xhafaj”.

Por pse u dënua Ervin Salianji, dhe çfarë është Dosja Babale?

Në pranverën e vitit 2018, PD botoi 2 audioregjistrime, përmes së cilave supozonte se vëllai i ministrit të Brendshëm aso kohe, Fatmir Xhafaj, Agroni ishte i përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike. E tërë çështja u emërua “Babalja”, pasi dëshmitari X i Partisë Demokratike, i cili ishte i përfshirë në audioregjistrime, thirrej në to me pseudonimin Babale. Krimet e Rënda lëshuan urdhër-arreste për protagonistët e audiopërgjimit, Albert Veliu, i njohur ndryshe me nofkën “Babalja” dhe kunatin e tij, Fredi Alizoti. Nga ekspertiza që i është bërë kampionit të zërit, ai që dëgjohet në audio është i Agron Xhafajt, por i Alizotit, i cili pranonte se kishte imituar zërin e vëllait të ministrit, pasi iu ishin premtuar 200 mijë euro nga deputeti me mbiemrin Salianji.

Ai u shpreh se kishte vendosur të tregonte të vërtetën pasi “Babalja” nuk i kishte dhënë pjesën e parave që i detyrohej. Në datë 6 mars të këtij viti prokuroria mori të pandehur ish-deputetin e Partisë Demokratike Ervin Salianji për dosjen ‘Babale’. Salianji është marrë i pandehur, pasi rezultoi si personi që kontaktoi me Albert Veliun dhe nëpërmjet gazetarit Jetmir Olldashi publikuan në selinë e PD audio-përgjimin e rremë. Ndërkohë, vëllai i ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafa, Agron Xhafa la kampionin audio të zërit të tij në prokurori dhe u largua për t’u dorëzuar drejtësisë në Itali ku kishte për të vuajtur edhe 4 vite burg.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet denohet me burg ervin salianji dosja babale ervin salianji denohet me burg ervin salianji dosja babale ervin salianji

Sondazh

Poll