Aktualitet

Vdês 76-vjeçari në Has, familjarët e gjejnë të pajetë në përrua, dalin detajet nga Policia

18 Dhjetor 2019, 11:22 Nga DOSJA
Vdês 76-vjeçari në Has, familjarët e gjejnë të

HAS- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Has të  Kukësit, ku një shtetas 76-vjeçar ka humbur jetën.

Përmes  njoftimit zyrtar të policisë është mësuar se 76-vjeçari  ka ndërruar jetë për shkak të problemeve shëndetësore.

Mësohet që i moshuari me iniciale M.D, 76 vjeç, banues në fshatin Golaj të Hasit është gjetur i pajetë të martën në lagjen Pla i Patës, pranë një përroi nga familjarët e tij.

Policia ka konfirmuar pas hetimeve të kryera se viktima nuk kishte shenja dhune në trup prandaj dhe vdêkja është si shkak i një ataku kardiak, pasi 76-vjeçari ka rënë në kontakt me ujin e ftohtë.

Njoftimi i Policisë:

Nje person ka humbur jeten ne Has per arsye shendetesore. Policia beri me dijee se dje, te marten, në lagjen Pla i Patës në fshatin Golaj, Has, në një përrua është gjetur i vdêkur nga familjarët e tij shtetasi, M.D., 76 vjeç, banues në fshatin Golaj, Has.

Nga veprimet e kryera, rezultoi se viktima nuk kishte shenja dhune në trup dhe se vdêkja ka ardhur si rezultat i një ataku kardiak që ka pësuar ky shtetas pas rënies në kontakt me ujin e ftohtë.

Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës për ngjarje aksidentale.

A.C/Dosja.al 

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet detajet e policise has vdes 76 vjecari detajet e policise has vdes 76 vjecari

Sondazh

Poll

Aktualitet 18 Dhjetor 2019, 09:06

TIRANË– Altin Dumani është kandidati i parë për SPAK, që është intervistuar nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Në fjalën e tij, prokurori Dumani ka tregua...