Aktualitet

Gara për kreun e SPAK, Kondili para KLP-së: Kam ekperiencë, do bashkëpunojë dhe me Policinë

18 Dhjetor 2019, 11:49 Nga DOSJA
Gara për kreun e SPAK, Kondili para KLP-së: Kam ekperiencë, do

TIRANË- Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka zhvilluar sot intervistën me kandidatin për kreun e SPAK, Edvin Kondili, i cili ka treguar platformën e tij. Kondili është pyetur për platformën e tij, ku është shprehur se ka një eksperiencë 15-vjeçare si prokuror, dhe në të gjithë eksperiencën e tij ka patur rastin të prek çdo aspekt të hetimit të një çështje.

DEBATI I PLOTË

Kondili: Kam shprehur dëshirën për drejtimin e SPAK nisur nga motivimi dhe eksperienca ime. Ngritja e SPAK do të bazohet në objektiva konkrete në afate sa më të shpejta. Krijimi i BKH si plotësuese e SPAK. Garantimi total e pavarësisë së prokurorëve, mentaliteti ndryshuar i prokurorëve larg centralizimit e dikurshëm. Prokurori është përgjegjës për të gjitha veprimet e veta. Organizimi i veprimit për çështjet nën hetim, protokolle hetimore konkrete me afate të qarta hetimi. Puna në grup, një qëllim të përbashkët e gjithë SPAK. Aplikimi i hetimeve proaktive për hetime pasurore. Opinioni publik pret rezultate konkrete dhe është detyra jonë parësore të vijmë në pirtshmerinë e tij. Bashkëpunimi me agjencitë të tjera ligjizbatuese me rëndësi të veçantë. Efektiv, në kohë sa me të shkurtër dhe me mjetet të përshtatshme për çdo çështje. Marrëdhenia me publikun është shumë e rëndësishme dhe bashkëpunues sigurisht pa cënuar sekretin hetimor.

Seiti: Nuk e keni pasur eksperiencë si drejtues. Cila është arma juaj e fort në raport me dy kandidatët e tjerë?

Kondili: Kam eksperiencë prej 15 vite si prokuror, por asnjëhere drejtues. Këtë gjë nuk më ka demotivuar, por bazohem në të gjithë eksperiencën time ku kam patur rastin të prek çdo aspekt i hetimit të një çështje.

Alfred Balla: Mendoni se fakti që vini nga Krimet e Rënda, strukturë që po shkrihet këto ditë, ka një handikap në këtë aspekt?

Kondili: Krimet e Rënda kanë patur suksese dhe dështimet e veta. Ata kanë kontribuar në ngritjen e SPAK.

Tartar Bazaj: Hetimi pasuror do të jetë një nga komponentët e punës tuaj. A do të kthehet në bumerang për ata që nuk kanë patur mundësi të dokumentojnë te ne atë kohë?

Kondili: Një qytetar që ka pasuri informale nuk është objekt i SPAK, por pasuria me origjinë kriminale.

Sandër Beci: Cila do të ishte më e drejtë për ndjekjen e hetimeve pasurore?

Kondili: Hetimi pasuror duhet të ndiqet nga i njëjti prokuror që ndjek hetimin penal.

Ibrahimi: Fakti që ligji parashikon bashkëpunim me forca të tjera policore perveç BKH, përbën një rrezik për dekonspirim?

Kondili: SPAK fillon nesër, BKH kërkon pak kohë për t’u formuar. Do të duhet bashkëpunim me Policinë e Shtetit me njerëz të emëruar posaçërisht për këtë bashkëpunim. Do të bashkëpunohet me agjenci të tjera policore sepse do të ketë nevojë për mbarëvajtjen e hetimit.

Përfaqësuesit e EURALIUS: Si do veproni si administrator të kësaj strukture?

Kondili: Si drejtues administrativ i SPAK, do të ndjek të gjitha parashikimet e ligjit për funksionimin të SPAK. Drejtuesi nuk mund të ndërhyrë në pavarësinë e prokurorit. Drejtuesi është prokuror dhe si i tillë do të jetë mbështetje për këtë strukturë.

Lacomy, OPDAT: Cila është mënyra më e mirë e bashkëpunumit midis prokurorëve dhe hetueseve në SPAK?

Kondili: Ky bashkëpunim duhet të bazohet në një marrëdhënie reale midis të dyve, bazuar në besim, profesionalizëm. Së bashku përgjigjen për një qëllim të përbashkët.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet edvin kondili gara për kreun e spak keshilli i larte i prokurorise edvin kondili gara për kreun e spak keshilli i larte i prokurorise

Sondazh

Poll