Aktualitet

20 ditë hetime, ekspertët: Ndërtimet në Tiranë pa projekt zbatimi

18 Dhjetor 2019, 10:21 Nga DOSJA

TIRANË- Hetimi për pallatet e ndërtuara pas viteve ‘90 dhe atyre 2000, ballafaqohen në një pikë: shumë prej tyre janë ndërtuar pa projekt zbatimi dhe me kate mbi lejet e kërkuara.

Kreu i akuzës tha se hetimi dokumentar pothuajse ka përfunduar, por fjalën e fundit përpara se të shkohet tek arrestimi i personave përgjegjës do e thonë ekspertët. Të gjitha dokumentet e marra si provë materiale nga prokurorët, janë tashmë në duart e ekspertëve.

A2, siguroi një pjesë të konkluzioneve të ekspertëve të cilët kanë konstatuar se shumë pallate në Tiranë, të ndërtuara pas viteve 2000, nuk kanë asnjë dokument për zbatimin e punime në ndërtimin e objekteve si dhe shtimin e kateve, jashtë çdo kriteri ligjor të përcaktuar.

Konkluzioni i eksperteve ishte i mëposhtmi.  “Për sa i përket procedurave tekniko-ligjore, gjatë zbatimit të punimeve për ndërtimin e objektit, në dosjen që na është vënë në dispozicion nga ana e prokurorisë, nuk kemi asnjë dokument për zbatim.

Mund të vlerësojmë vetëm me anë të aktit të kolaudimit që këto dokumente janë hartuar, por fizikisht nuk kemi”.

Marrë nga A2Cnn 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ekspertët ndertimet ne tirane tragjedia e 26 nentorit 2019 ekspertët ndertimet ne tirane tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll

Aktualitet 18 Dhjetor 2019, 09:06

TIRANË– Altin Dumani është kandidati i parë për SPAK, që është intervistuar nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Në fjalën e tij, prokurori Dumani ka tregua...