Politike

‘S’po flas as për veten dhe as për djalin tim’, Rama “tallet” me gazetarët jashtë Kuvendit: Do ishin zhytur në bo

18 Dhjetor 2019, 11:07 Nga DOSJA
‘S’po flas as për veten dhe as për djalin tim’, Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama është shprehur se paketën antishpifje nuk kërkon që ta kalojë për përfitime personale por në të mirë të qytetarëve që bien pre e “fake-news”.

Rama tha se gazetarët që ndodheshin jashtë Kuvendit, nëse do të jetonin në një vend të BE-së do të ishin zhytur në borxhe për shkak të lajmeve që kanë publikuar, të cilat sipas tij kanë marrë edhe jetë njerëzish.

PJESË NGA FJALA E RAMËS:  

Në formën e një fjalie mos iu referoni këtyre shteteve sepse kanë ligje shumë të ashpra. Nuk janë shëmbulli që dueht të ndiqni. Nëse ligji gjerman do të kiste subjekte ata që janë tek dera e parlamentit do të ishin të gjithë me borxhe si rezultat I shkeljeve të të drejtave të njeriut. Janë shkelës të lirisë themelore për të ndërtuar sipërmarrjen e tij të lirë. Janë shkelës të të drejtës së shoqërisë për t’u mbrojtur nga lajmet e rreme apo shpifjet. Më 27 nëntor një njeri ka vdekur si pasojë e lajmeve të atyre. Dikush nxorri lajmin se spitali i Durrësit po shembej. Spitali u kthye nga një vend pritës në udhëkryqin e një kaosi me mjekë e të sëmurë që donin të dilnin nga spitali. Deri këtu mund të shkojë efekti negative i fjalëve të lëshuara pa asnjë përgjegjësi. Liria për të thënë çfarë të duash ëhstë edhe përgjegjësi jo vetëm e drejtë. Po ata që janë atje kanë publikuar lajmin se qeveria fshihte 100 të vdekur në morgun e spitalit duke krijuar një situatë kaotike atje. Po ju jap raste shumë të freskëta. Nuk po ju flas as për veten, as për nënën tim, as për djalin tim, as për vajzën tonë, as për familjen e Ditmir Bushatit as me familjarët e Taulant Ballës. Ka nga ata që nuk e kam FB me 1 milion ndjekës për të treguar se çfarë bëj. Dhjetra sipërmarrës janë të detyruar që shkojnë t’i pagujnë se qumështi është me hormone

vijon…

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama paketa antishpifje seanca plenare 18 dhjetor 2019 edi rama paketa antishpifje seanca plenare 18 dhjetor 2019

Sondazh

Poll

Politike 18 Dhjetor 2019, 10:30

TIRANE- Kujtim Gjuzi është treguar i sinqertë në seancën e sotme plenare në Kuvend. Gjuzi e nisi fjalën duke kërkuar kryeministrin Edi Rama, të cilin siç...