Politike

Artur Zheji: Ne do rezistojmë, po protestohet për fjalën e lirë. Anti-shpifja ka mbjellë frikë (VD)

18 Dhjetor 2019, 10:53 Nga DOSJA
Artur Zheji: Ne do rezistojmë, po protestohet për fjalën e

TIRANË- Në protestën e gazetarëve para Kuvendit, kundër paketës anti-shpifje, ka marrë pjesë dhe analisti Artur Zheji. Në një reagim për mediat Zheji tha se gazetarët do të rezistojnë, pasi po pmbrohet për fjalën e lirë.

Jemi shumë pak. Realisht jemi shumë pak, është një protestë e mirë , por e pakët në numër. Pakica  jo rrallëherë ka pasur të drejtë dhe një shumicë fiktive ka vendosur në emër të të gjithëve. Sot po bëhet një turp mbi lirinë e munguar  ndaj mediave. Më mirë që jemi sot pak e sak, dhe të paktën  kur kapërcehen apo shkruhen faqet e historisë, njerëzit firmosin një pakt që përputhet me nderin e tij. Në do të rezistojmë. Tani, është përllogaritur që kjo paketë të mbjellë frikë. Ne akoma jemi te abetarja e demokracisë, nuk kemi pse habitemi”, tha ndër të tjera analisti.

Pak ditë më parë Komisioni i Ligjeve, miratoi në parim paketën e cila do të kalojë në Kuvend më 18 dhjetor, me disa ndryshime të papërfillshme, siç është përzgjedhja përmes konkurrimit, e Bordit të Ankesave, një këshill i cili do të ketë fuqi për të gjobitur dhe mbyllur portalet. Ndërkohë që tek “Media”, anëtarët vendosën të ulnin gjobën për portalet në maksimumi 4 milionë lekë të vjetra, por socialistët janë tërhiqur dhe nga ekzekutimi i gjobës para vendimit të gjykatës. Është kjo një nga pikat më të nxehta të paketës anti-shpifje, e njoftuar prej 2 vitesh nga Rama, me arsyetimin se mediat online duhet të funksionojnë në bazë të rregullave. Komuniteti i gazetarëve, intelektualëve dhe organizatat në mbrojtje të të drejtave të njeriut, kanë dalë kundër draftit, pasi sipas tyre bie në kundërshtim me Konventën për të Drejtat e Njeriut. Me këtë paketë, Shqipëria bëhet vendi i parë në Evropë që gjobit gazetarët me vendime administrative, dhe i jep fuqi të plotë AMA-s, si një gjykatë për mediat.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike artur zheji paketa anti shpifje protesta e gazetareve 18 dhjetor rama kunder mediave artur zheji paketa anti shpifje protesta e gazetareve 18 dhjetor rama kunder mediave

Sondazh

Poll

Politike 18 Dhjetor 2019, 10:30

TIRANE- Kujtim Gjuzi është treguar i sinqertë në seancën e sotme plenare në Kuvend. Gjuzi e nisi fjalën duke kërkuar kryeministrin Edi Rama, të cilin siç...