Politike

Rama për gazetarët: Turmë që s’lexon, 20 vende të BE e dënojnë shpifjen me burg, SHBA-ja të mbyll website pa vendim gj

18 Dhjetor 2019, 10:58 Nga DOSJA
Rama për gazetarët: Turmë që s’lexon, 20 vende të

TIRANE- Kryeministri Edi Rama e nisi fjalën e tij për paketën Anti-shpifje, duke i quajtur kundërshtarët e ligjit, një turmë njerëzish që nuk lexojnë. Rama solli disa shembuj, ku sipas tij, qeveria e tij është bazuar, dhe që janë më të ashpër se paketa që miratohet sot në parlament. Rama tha se në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, portalet mbyllen direkt nëse kanë shpifur, pa vendim gjykate, por se Shqipërisë nuk iu lejua një model i tillë nga Bashkimi Evropian.

PJESË NGA FJALA E KRYEMINISTRIT EDI RAMA:

Kryeministri Edi Rama: Jemi përballë një turme që nuk lexon dhe as nuk denjon të lexojë. Që thotë, ne nuk e lexojmë ligjin se s’duam ligj. Po e nis nga konteksti. 20 shtete të BE parashikojnë shpifjen dhe fyerjen si vepër penale. Republika Federale gjermane ka legjislacionin më të ashpër, ku parashikohen 11 vepra penale për fyerjen dhe shpifjen, dhe rastësisht është vendi ku ka më pak fyerje dhe shpifje. Përgjegjësia civile rregullohet sipas vendeve që kanë një ligj të vecantë, si Kosova, Maqedonia, e Britania e Madhe. Në tetor të 2018, për shkak të rritjes së rrjeteve sociale, direktiva e BE-së është përafërsuar plotësisht në republikën e Shqipërisë. Parlamenti francez ka miratuar një ligj për lajmet e rreme, që mban emrin e presidentit, që iu jep autoriteteve fuqi për lajmet e rreme, dhe madje për të bllokuar edhe aksesin tek vendet që e publikojnë atë. Një disiplinë super strikte. Në SHBA, pa asnjë vendim gjykate, mbyllet çdo lloj website, që konsiderohet cënuese në shumë aspekte. Në Gjermani, është miratuar ligji për përmirësimin e zbatimit të ligjit ekzistues, dhe është përpjekja më e suksesshme për përmbajtjen e dëmshme në internet. Por OSBE, KiE dhe BE, thanë, mos ju referoni këtyre shteteve se këto i kanë ligjet shumë të ashpra, nuk janë këto shembulli që duhet të ndiqni.

Deklarata e kryeministrit u bë sot në Kuvend në një seancë maratonë që do të finalizohet me votimin e paketës Anti-Shpifje, buxhetit për vitin 2020 dhe zgjatjen e gjendjes së fatkeqësisë. Kryeministri tha se Shqipëria është bazuar tek ligjet e Bashkimit Evropian teksa nuk kurseu as ironitë dhe talljet për gazetarët që kanë dalë hapur kundër paketës, ndërkohë që u përfshi në një replikë me Rudina Hajdarin, si ‘opozitën’ e vetme sot në Kuvend. Rama u zotua se paketa anti-shpifje do të miratohet sot.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama paketa anti shpifje protesta e gazetareve 18 dhjetor seanca plenare 18 dhjetor 2019 edi rama paketa anti shpifje protesta e gazetareve 18 dhjetor seanca plenare 18 dhjetor 2019

Sondazh

Poll

Politike 18 Dhjetor 2019, 10:30

TIRANE- Kujtim Gjuzi është treguar i sinqertë në seancën e sotme plenare në Kuvend. Gjuzi e nisi fjalën duke kërkuar kryeministrin Edi Rama, të cilin siç...