Politike

Këshilli Koordinues i Diasporës, Rama e Meta bëhen bashkë: Të mblidhen ndihma për tërmetin

18 Dhjetor 2019, 09:35 Nga DOSJA
Këshilli Koordinues i Diasporës, Rama e Meta bëhen bashkë:

TIRANË- Ministria e Diasporës ka organizuar sot mbledhjen e parë të Këshillit Koordinues të Diasporës, ku marrin pejsë shumë përfaqësur së shtetit shqiptare, por dhe figura nga diaspora.

Në këtë takim ka marrë pjesë Presidenti i Republikës, Ilir Meta, Kryeministri Rama, Ministri i Shtetit për Diasporën Majko, ministrat e kabinetit qeveritar Bledi Çuçi, Elva Margariti, Blendi Klosi dhe anëtari i Këshillit Bashkiak të Nju-Jorkut, Mark Gjonaj, si dhe përfaqësues të diasporës shqiptare.

Mbledhja e parë e Këshillit Koordinues të Diasporës u mbajt në Ditën Ndërkombëtare e Emigracionit si dhe njëkohësisht në Ditën Kombëtare e Diasporës në Shqipëri.

Presidenti Meta dhe Kryeministri Rama në fjalën e tyre i kanë bërë thirrje diasporës që të ndihmojnë Shqipërinë në këtë situatë të vështirë pas tërmetit. “Remitancat kanë pasur ndikim të jashtëzakonshëm në ekonominë e vendit“, u shpreh Meta.Rama tha sa me diasporën duhet të ketë një institucionalizëm, pasi është një potencial i jashtëzakonshëm për zhvillimin e Shqipërisë.

Situata pas tërmetit, po vijon të përmirësohet pasi shumë banorë janë strehuar në banesat e reja, fal dhe ndihmave nga fondacione  e qytetar të ndryshëm. Ende ka banorë që jetojnë në çadra e të tjerë ankohen se askush nuk i ka parë. Tërmeti i 26 nëntorit rezultoi tragjik, pasi humbën jetën 51 persona, mbi 900 të tjerë u lënduan dhe 47 u nxorën gjallë nga rrënojat. Ky tërmet shkaktoi edhe shumë dëme materiale, mijëra banesa janë dëmtuar dhe për këtë Rama ka ngritur Komitetin e Rindërtimit. Ka nisur puna për mbledhjen e fondeve dhe në terren ka nisur dhe ndërtimi i banesave të reja nga fondacionet. 

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama ilir meta keshilli koordinativ i diaspores tragjedia e 26 nentorit 2019 edi rama ilir meta keshilli koordinativ i diaspores tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll