Politike

“I lëpin këpucët Edi Ramës”, Mark Maku sherr me këshilltaren e qeverisë: Na dalke dhe avokate (VD)

18 Dhjetor 2019, 08:08 Nga DOSJA
“I lëpin këpucët Edi Ramës”, Mark Maku sherr me

TIRANË- Mark Marku ka reaguar ashpër kundër zv. Sekretares së Këshillit të Ministrave, Elira Kokona, e cila është dhe një prej hartuesve të paketës anti-shpifje. Të ftuar në studion e “Opinion” në Tv Klan, Marku dhe Kokoka kanë debatuar për draftin e ligjit, por pedagogu i ka thënë këshilltares se “është një vartëse e Ramës”.

Elira Kokona u shpreh gjatë emisionit se është avokate me profesion, ndërsa Mark Marku ndërhyri duke thënë se përfaqëson Kryeministrin dhe është “vartëse që i lëpin këmbët Ramës”.

DEBATI

Kokona: Unë jam avokate në profesion, kështu që e kam për profesion të flas.

Marku: A je këshilltare e Kryeministrit?

Kokona: Jo zotëri, nuk jam këshilltare e askujt. Unë jam zv/Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Ministrave, jam nëpunëse civile.

Marku: Je vartëse që i lëpin këmbët Ramës dhe për këtë ke ardhur këtu.

Kokona: Lëpirjen e këmbës e keni zakon ju zotëri, për atë arsye shkoni vazhdoni tregojani kujtdo që e meriton. Kam një karrierë që s’kam nevojë t’jua tregoj juve.

Marku: Ç’a karriere ke…

Kokona: Kam një karrierë që s’kam nevojë të merrem me ju.

Marku: Na dalke dhe avokate, je me një funksion publik.

Pak ditë më parë Komisioni i Ligjeve, miratoi në parim paketën e cila do të kalojë në Kuvend më 18 dhjetor, me disa ndryshime të papërfillshme, siç është përzgjedhja përmes konkurrimit, e Bordit të Ankesave, një këshill i cili do të ketë fuqi për të gjobitur dhe mbyllur portalet. Ndërkohë që tek “Media”, anëtarët vendosën të ulnin gjobën për portalet në maksimumi 4 milionë lekë të vjetra, por socialistët janë tërhiqur dhe nga ekzekutimi i gjobës para vendimit të gjykatës. Është kjo një nga pikat më të nxehta të paketës anti-shpifje, e njoftuar prej 2 vitesh nga Rama, me arsyetimin se mediat online duhet të funksionojnë në bazë të rregullave. Komuniteti i gazetarëve, intelektualëve dhe organizatat në mbrojtje të të drejtave të njeriut, kanë dalë kundër draftit, pasi sipas tyre bie në kundërshtim me Konventën për të Drejtat e Njeriut. Me këtë paketë, Shqipëria bëhet vendi i parë në Evropë që gjobit gazetarët me vendime administrative, dhe i jep fuqi të plotë AMA-s, si një gjykatë për mediat.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike dërgohet në kuvend paketa antishpifje elira kokona mark marku rama kunder mediave dërgohet në kuvend paketa antishpifje elira kokona mark marku rama kunder mediave

Sondazh

Poll

Politike 17 Dhjetor 2019, 19:34

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka kritikuar sërish kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj. Teksa ishin nisur së bashku Për të shkuar në shtëpinë e re të efek...