25 Shtator 2024, 11:56
Nga N.F
Teliti
TIRANË- Nënkryetari i Këshillit Bshkiak të Tiranës, Dorjan Teliti ka marrë pjesë sot në protestën e radhës të organizuar par bashkisë së Tiranës. Teliti gjithashtu mbajti fjalën e tij ndërsa u shpreh se opozita do të rrëzojnë regjimin e treshes Rama-Veliaj-Balluku.
Teliti theksoi se ata kanë treguat qëndresën e tyre dhe se do të hedhin poshtë regjimin e treshes Rama-Veliaj-Balluku. Ai shtoi se kjo treshe i ka hapur luftë qytetarëve të ndershëm, të rinjve, pensionistëve, shtresave në nevojë, pronarëve. Teliti tha se kërkesat e tyre janë të qarta dhe të thjeshta: Erion Veliaj largohu, Edi Rama largohu, hapuni rrugën zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
“Këta mendonin se ne do frikësoheshim, do tërhiqeshim, do lodheshim. E kanë gabim. Ua keni treguar ju me qëndresën tuaj se e kanë gabim. Sot ne do të hedhim poshtë regjimin e treshes Rama-Veliaj-Balluku. Kjo treshe i ka shpallur luftë Shqipërisë, i ka shpallur luftë qytetarëve të ndershëm, i ka shpallur luftë të rinjve, pensionistëve, shtresave në nevojë, pronarëve.
Nuk ka lënë pa i shpallur luftë dhe ka vetëm një aleat në krah: krimin e organizuar. Tirana është kryeqyteti më i papastër në Europë dhe kjo shkakton kancer dhe sëmundje. Pastrimi në Tiranë nuk kryhet, koshat e plehrave janë plot e përplot.
Faji është edhe tek neve, pasi kemi toleruar shumë. Çdo qytetar, çdo i ri, çdo pensionist, çdo familjar duhet të ngrihet sot, të ngrihet në protestën e mosbindjes civile me çdo mjet demokratik. Mjaft më toleruam, mjaft më lejuam që kjo treshe të qëndrojë në krye të punëve, pasi punë nuk kryejnë, por vetëm po inkriminojnë Shqipërinë. Ndaj kërkesat tona janë të qarta dhe të thjeshta: Erion Veliaj largohu, Edi Rama largohu, hapuni rrugën zgjedhjeve të lira dhe të ndershme,” tha Teliti.
teliti veliaj protesta
Politike
25 Shtator 2024, 11:51
r.ll
ilda zhulali
TIRANË- Para bashkisë së Tiranës po zhvillohet protesta e 27-të e thirrur nga Partia Demokratike, ku kërkoh&eum...
Politike
25 Shtator 2024, 09:59
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha nuk do të paraqitet vetë fizikisht këtë të mërkurë n&...
Politike
25 Shtator 2024, 07:36
N.F
Edi Rama
TIRANË- “Shqipëria u shpall dikur vendi i parë ateist në botë. Tani, me nxitjen e kryeministrit Edi Rama, aty do t&...
Politike
25 Shtator 2024, 07:33
r.ll
edi rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka bërë një reagim pas komenteve mbi krijimin e një shteti bektashi në Tiranë, id...
Politike
24 Shtator 2024, 22:47
M.B
Foto nga takimi
KURBIN- Drejtues politik i Partisë Demokratike në Qarkun e Lezhës, Agron Gjekmarkaj, ishte sot në Kurbin, ku zhvil...
Politike
24 Shtator 2024, 21:57
M.B
Agron Shehaj
TIRANA- Deputeti Agron Shehaj ka folur sot rreth idesë për krijimin të “shtetit Bektashi” teksa tha se më...
Politike
24 Shtator 2024, 21:21
M.B
Edi Rama dhe Sultan Ahmed Al Jaber
NEW YORK- Kryeministri Edi Rama ka takuar në New York ministër i Industrisë dhe Teknologjisë s&...
Politike
24 Shtator 2024, 20:54
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokrartike Sali Berisha gjatë fjalimit të tij mbrëmjen e sotme ka paralajmëruar kryemi...
Politike
24 Shtator 2024, 20:56
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u ndal sot gjatë fjalës së tij dhe te debati që ka shkaktuar d...
Politike
24 Shtator 2024, 20:43
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u ndal sot gjatë fjalës së tij dhe te debati që ka shkaktuar d...