Politike

Diskutimet për themelimin e "Sovranitetit të Urdhërit Bektashi”, Berisha: Propozimi i Ramës, një thikë e madhe pas shpine ndaj kombit, Kushtetutës dhe besimtarëve shqiptarë

Ai shtoi se që nga themelimi i shtetit shqiptar e gjerë më sot, ka pasur një parim, një shtyllë kryesore mbi të cilën është ndërtuar: feja dhe shteti janë të ndara dhe të pavarura nga njëri-tjetri.

24 Shtator 2024, 20:56 Nga M.B
Diskutimet për themelimin e "Sovranitetit të Urdhërit
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u ndal sot gjatë fjalës së tij dhe te debati që ka shkaktuar deklarata e kryeministrit Edi Rama për krijimin e një shteti bektashi brenda territorit shqiptar. Berisha tha se propozimi i kryeministrit Edi Rama është  një thikë e madhe pas shpine ndaj kombit, Kushtetutës dhe besimtarëve shqiptarë. Ai shtoi se që nga themelimi i shtetit shqiptar e gjerë më sot, ka pasur një parim, një shtyllë kryesore mbi të cilën është ndërtuar: feja dhe shteti janë të ndara dhe të pavarura nga njëri-tjetri.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Për të mbuluar denoncimet e mëdha në Europë dhe në botë si kreu i narkoshtetit të parë dhe të vetëm në kontinent. Për të mbuluar serialin e dështimeve të njëpasnjëshme. Për të gjitha këto, ai shpalosi këto ditë propozimin e një shteti të Islamit të moderuar, kryekëput një thikë e tmerrshme pas shpine për besimtarët myslimanë shqiptarë, për të gjithë besimtarët e Zotit. Një thikë e madhe pas shpine ndaj kombit shqiptar. Një thikë e madhe pas shpine ndaj Kushtetutës dhe rendit të saj.

Të dashur miq, nga themelimi i shtetit shqiptar gjer sot, ka pasur një parim, një shtyllë kryesore mbi të cilën është ndërtuar: feja dhe shteti janë të ndara dhe të pavarura nga njëri-tjetri. Fetë e shqiptarëve janë ushqimi shpirtëror i tyre. Janë frymëzimi hyjnor dhe shpirtëror i tyre që nuk është e vërtetë që i ka ndarë, por me harmoninë që kanë treguar me njëri-tjetrin, janë bërë shembull i ndritshëm në të gjithë botën.

Por historia nuk është vetëm kjo. Një barbar, një mizor lau në gjak krerët e besimeve fetare të Shqipërisë. Ndër to, në mënyrën më të egër dhe udhëheqësit shpirtërorë të bektashizmit shqiptar. Ky ishte Enver Hoxha, i cili nuk pranonte që në këtë tokë të kishte një Zot përveç atij, që në fakt ishte satani i shqiptarëve.

sali berisha

Sondazh

Poll