24 Shtator 2024, 20:43
Nga M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u ndal sot gjatë fjalës së tij dhe te debati që ka shkaktuar deklarata e kryeministrit Edi Rama për krijimin e një shteti bektashi brenda territorit shqiptar. Berisha tha se ky akt, i cili ka synimet më të liga, më antishqiptare, shkelmon, sipas tij, parimin e sekularizmit, e unitarizmit të shtetit shqiptar. Ai shtoi se ky skenar erdhi nga Beogradi, konkretisht nga presidenti serb Aleksandër Vuçiçi. Sipas Berishës, ky skenar është një sulm jo vetëm ndaj besimeve fetare, ndaj myslimanëve shqiptarë që njëlloj si besimtarët e tjerë i luten një Zoti.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Sot, 40 vite pas vdekjes së Enver Hoxhës, pasardhësi i Kristaq Ramës, xhelatit ateist që urdhëronte varjen në litar të Havzi Nelës, vendos të fusë duart e tij të zeza në punët e fesë, punët e Zotit. Ky akt, i cili ka synimet më të liga, më antishqiptare, shkelmon pra parimin e sekularizmit, e unitarizmit të shtetit shqiptar. Ky skenar erdhi nga Beogradi, erdhi nga Vuçiçi.
Ky skenar ka vetëm një qëllim, thikë pas shpine, përçarje fetare. Ky skenar është një sulm jo vetëm ndaj besimeve fetare, ndaj myslimanëve shqiptarë që njëlloj si besimtarët e tjerë i luten një Zoti. Ndaj myslimanëve shqiptarë që njohin Profetin Muhamed si profetin e tyre, frymëzues përjetë. Ndaj myslimanëve shqiptarë, bashkësia e të cilëve ka merita të jashtëzakonshme në doktrinën e shqiptarësisë.
Bektashinjtë ishin rilindësit e mëdhenj, rilindësit gjenialë që shkruan dhe mrbojtën doktrinën e shqiptarësisë. Tre ditë më parë, në mënyrën më miqësore, e njoftova të respektuarin Baba Mondi, kujdes se e ka për veten e tij. Se përbën një thikë pas shpine, në radhë të parë kundër bektashinjve, që janë frymëzim për atdhetarinë e tyre. Që kanë aq kontribute në identitetin tonë kombëtar. Që kanë aq kontribute në tolerancën dhe mirëkuptimin.
sali berisha
Politike
24 Shtator 2024, 20:36
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, përkujtoi në fjalën e tij sot sulmin në Banjskë të K...
Politike
24 Shtator 2024, 19:17
M.B
Ilirjan Celibashi
TIRANA- Në Shqipëri, Komisioni Qendror i zgjedhjeve po punon për përgatitjen e të gjitha akteve dhe procedurave ...
Politike
24 Shtator 2024, 19:14
M.B
Gerti Bogdani
TIRANA- Ish-deputeti i Partisë Demokratike Gerti Bogdani, i cili ndërroi jetë papritur në moshën 44-vjeç...
Politike
24 Shtator 2024, 18:48
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Më datë 19 nëntor të këtij viti, në orën 10:00, do të zhvillohet seanca në Gjyk...
Politike
24 Shtator 2024, 18:11
M.B
Foto nga takimi
BRUKSEL- Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Znj. Adea Pirdeni, mori pjesë në mbledhjen...
Politike
24 Shtator 2024, 17:58
M.B
Manastiri në Banjskë
TIRANA- Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka përkujtuar me anë të një reagim...
Politike
24 Shtator 2024, 17:43
M.B
Foto nga Asambleja
NEW YORK- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka ndarë disa pamje në rrjetet sociale nga deba...
Politike
24 Shtator 2024, 16:17
M.B
Edi Rama
TIRANA- Mediat greke i kanë kushtuar hapësirë në artikujt e tyre idesë së deklaruar nga kryeministri Edi Rama p...
Politike
24 Shtator 2024, 16:00
M.B
Momenti i sherrit
TIRANA- SPAK kërkon pushimin e dosjes që lidhet me konfrontimin fizik të deputetëve Vullnet Sinaj dhe Bledion Na...
Politike
24 Shtator 2024, 15:08
r.ll
ervin salianji
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike dhe drejtuesi politik i Elbasanit, Ervin Salianji e ka cilësuar si farsë garë...