Politike

Protesta para bashkisë, anëtaret e opozitës në Këshillin Bashkiak: Çmimet e ushqimeve kanë kapur stratosferën, të ngrihemi dhe t'i them STOP kësaj situate

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e këtij të fundit për shkak të skandalit me aferën 5D, për të cilën janë arrestuar tre drejtorë të bashkisë dhe për shkak të aferës së inceneratorit.

25 Shtator 2024, 11:51 Nga r.ll
Protesta para bashkisë, anëtaret e opozitës në
ilda zhulali

TIRANË- Para bashkisë së Tiranës po zhvillohet protesta e 27-të e thirrur nga Partia Demokratike, ku kërkohët dorëheqja e kryebashkiakut Erion Veliaj. Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e këtij të fundit për shkak të skandalit me aferën 5D, për të cilën janë arrestuar tre drejtorë të bashkisë dhe për shkak të aferës së inceneratorit. Përfaqësuesja e Partisë së Lirisë Silva Caka quajti policët bashkiakë grabitqarë që gjobisin prindërit që çojnë fëmijët në shkollë.

"E vetmja gjë që ne shohim në rrugët e Tiranës, janë grabitqarët e policisë bashkiake. Ata turren që në 4 të mëngjesit që tu vendosin gjoba prindërve të cilët  parkojnë për të shoqëruar fëmijët e tyre ne dyert e shkollës. Sepse është shumë e rrezikshme që në rrugët e Tiranës ti lesh fëmijët të shkojnë vetëm deri tek dera e shkollës. Grabitqarët e policisë bashkiake të Tiranës i ke çdo mëngjes duke gjobitur çdo makinë dhe kjo nuk ndalon këtu, nuk është vetëm kaq. Prindërit gjobiten edhe kur shkojnë ti marrin fëmijët nga shkolla, sepse nuk ka transport për fëmijët tanë. Nuk ka asnjë lloj lehtësimi për fëmijët tanë në qytetin e Tiranës. Përkundrazi. Një tjetër çështje që është shqetësim i përditshëm për të gjithë ne janë çmimet e rritura. Unë nuk e di se si e përballojnë familjet që kanë edhe një sasi qofte 70 mijë lekë të ardhura në muaj. Kur çmimet e ushqimeve kanë kapur stratosferën. Çfarë mund të bëjë një pensionist. Secili nga në duhet të ngrihet e ti thotë stop kësaj situate. Funksionarët e drejtësisë e kanë hallin të bëjnë tunele ajrore. Anëtarët e GJK dorëhiqen pa asnjë lloj motivi. Ata e kanë hallin tek lekët e tyre. Nuk bëjnë drejtësi.", u shpreh Caka. 

Nga ana tjetër Ilda Zhulali, anëtarja e Këshillit Bashkiak të Tiranës në fjalën e saj përpara protestuesve është shprehur se Erion Veliaj kërkon që ta kthej në normalitet atë që ka ndodhur në Tiranë. Zhulali ka bërë u ka bërë thirrje qytetarëve që të ngrihen dhe ta largojnë nga pushteti.

"Erion Veliaj kërkon që ta kthej në normalitet atë që ka ndodhur në Tiranë. Kërkon që të harrojmë dhe të ja falim 132 milionë euro që ka vjedhur nga inceneratori në Tiranë. Nëse ne e pranojmë këtë normalitet nuk kamë nevojë të bëjmë zgjedhje dhe nuk ka nevojë që të këtë institucione drejtësia nis ky njeri nuk penalizohet për këtë vjedhje. Mendojeni mirë dhe ju qytetarët kur paguhen 80 mijë euro për inceneratorët fantazim, ose silluni si lypësarë ose çohuni të luftojmë këtë pushtet të kriminalizuar.Ne e kemi bërë zgjedhjen tonë dhe kemi vendosur të qëndrojmë këtu.", tha Zhulali. 

silva caka ilda zhulali

Sondazh

Poll