Politike

Përfundimet e hetimeve për dosjen “Partizani”, Berisha nuk do të paraqitet në SPAK, do të përfaqësohet nga avokatët mbrojtës

Ndërkohë sot raportohet se Berisha do të përfaqësohet në SPAK nga pala mbrojtëse pasi nuk do të paraqitet.

25 Shtator 2024, 09:59 Nga N.F
Përfundimet e hetimeve për dosjen “Partizani”, Berisha nuk
Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha nuk do të paraqitet vetë fizikisht këtë të mërkurë në ambientet e SPAK. Prokuroria e Posaçme njoftoi të hënën Berishën përmes avokatëve mbrojtës se duhej të paraqitej për të firmosur zyrtarisht përfundimin e hetimeve për privatizimin e ish-kompleksit “Partizani” dhe marrjen e akteve të plota.


Ndërkohë sot raportohet se Berisha do të përfaqësohet në SPAK nga pala mbrojtëse pasi nuk do të paraqitet. Më pas, dosja e përpiluar nga Prokuroria e Posaçme do t’i dërgohet për gjykim GJKKO-së. Prokuroria e Posaçme ka marrë të pandehur për këtë çështje Berishën dhe dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi.

Më 11 shtator të këtij viti, SPAK ka mbyllur hetimet dhe ka njoftuar akuzat për Berishën, dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, të akuzuar për korrupsion lidhur me dosjen e ish-kompleksit Partizani. Berisha është në hetim për veprën penale të "korrupsionit pasiv" së bashku me Malltezin, i cili akuzohet se ka përfituar të ardhura në vlerën e 5.4 milionë eurove nga një biznes ndërtimi në mënyrë të parregullt falë vendimeve të qeverisë të marra nga vjehrri i tij. Berisha dhe Malltezi i kanë kundërshtuar akuzat dhe e kanë cilësuar hetimin si të orkestruar nga kryeministri Edi Rama. 

spak berisha

Sondazh

Poll