Politike

“Kemi tejkaluar qejfmbetjet”, Gjekmarkaj në Kurbin: Demokratët janë të bashkuar, nuk ka gjë që ndalon ndryshimin

Ai ka shtuar e takimi i sotëm e dëshmon më së miri dhe se nuk ka gjë që ndalon ndryshimin.

24 Shtator 2024, 22:47 Nga M.B
“Kemi tejkaluar qejfmbetjet”, Gjekmarkaj në Kurbin:
Foto nga takimi

KURBIN- Drejtues politik i Partisë Demokratike në Qarkun e Lezhës, Agron Gjekmarkaj, ishte sot në Kurbin, ku zhvilloi një takim me stukturat PD-së atje. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Gjekmarkaj thotë se bashkimi i demokratëve udhëhequr nga Berisha ka tejkaluar pengesat dhe qejfmbetjet. Ai ka shtuar e takimi i sotëm e dëshmon më së miri dhe se nuk ka gjë që ndalon ndryshimin.

POSTIMI I GJEKMARKAJT:

Me strukturat demokrate të Kurbinit.

Qendrestar, të pamposhtur, sfidues dhe garantues të fitores sonë më të thellë dhe më të nevojshme që ka pasur ndonjëherë Laçi, Mamurrasi, Miloti, Fushë Kuqja dhe mbarë Shqipëria.

Kauzat tona janë kauza të shoqërisë së ndershme të këtij vendi. Bashkimi i demokratëve udhëhequr nga Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka tejkaluar pengesat dhe qejfmbetjet dhe takimi sot e dëshmoi më së miri këtë. Nuk ka gjë që ndalon ndryshimin, e kërkon koha, e kërkon Shqipëria.

pd

Sondazh

Poll