Politike

Rama takim me Sultan Ahmed Al Jaber në New York: Kemi 2 projekte të mëdha të energjisë që po finalizojmë me Emiratet e Bashkuara Arabe

E para, sipas Ramës, krijimin e kompanisë së përbashkët të prodhimit energjitik KESH&MAZDAR dhe e dyta, ndërtimin e linjës nënujore të transmetimit të energjisë me Italinë, në një bashkëpunim tripalësh Shqipëri-EBA-Itali.

24 Shtator 2024, 21:21 Nga M.B
Rama takim me Sultan Ahmed Al Jaber në New York: Kemi 2 projekte të
Edi Rama dhe Sultan Ahmed Al Jaber

NEW YORK- Kryeministri Edi Rama ka takuar në New York ministër i Industrisë dhe Teknologjisë së Avancuar të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sultan Ahmed Al Jaber. Me anë të një postimi në rrjetet sociale Rama thotë se së bashku me Emiratet e Bashkuara Arabe po finalizojnë dy projekte.

E para, sipas Ramës, krijimin e kompanisë së përbashkët të prodhimit energjitik KESH&MAZDAR dhe e dyta, ndërtimin e linjës nënujore të transmetimit të energjisë me Italinë, në një bashkëpunim tripalësh Shqipëri-EBA-Itali.

Postimi i Ramës:

New York – Me mikun e çmuar Sultan Ahmed Al Jaber, Ministër i Industrisë dhe Teknologjisë së Avancuar të Emirateve të Bashkuara Arabe, për dy projektet e mëdha të energjisë që po finalizojmë bashkarisht, krijimin e kompanisë së përbashkët të prodhimit energjitik KESH&MAZDAR, e cila do të ketë një portofol të ri ambicioz investimesh në Shqipëri e në rajon dhe së dyti, ndërtimin e linjës nënujore të transmetimit të energjisë me Italinë, në një bashkëpunim tripalësh Shqipëri-EBA-Itali.

edi rama

Sondazh

Poll