Sport

Braktisi Shqipërinë për Greqinë, Durmishaj: Na ndihmuan, nuk kafshoj dorën që më ushqeu

9 Mars 2019, 14:56 Nga DOSJA
Braktisi Shqipërinë për Greqinë, Durmishaj: Na ndihmuan, nuk

GREQI– Sulmuesi Fiorin Durmishaj ka zgjedhur zyrtarisht të përfaqësojë kombëtaren greke të futbollit.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Durmishaj gjatë një interviste për median greke “Total football”.

“Nuk mund të bëj asgjë tjetër veçse të dashuroj këtë vend. Miqtë e mi janë grekë, ata më kanë ndihmuar shumë dhe nuk më shohin si të huaj, siç ndodhte më parë. Nuk mund ta kafshosh dorën që të ushqen. E respektoj këtë. Erdha në Greqi me familjen time në një situatë të vështirë dhe na ndihmuan. Kjo është arsyeja pse unë dua të nderoj këtë vend. Janë nder i madh komentet e bëra nga trajneri i kombëtares greke Angelos Anastasiadis për mua. Do të tregoj më të mirën time dhe të justifikoj atë që kanë thënë për mua.”

22-vjeçari i Panioniosit ka qenë pjesë e kombëtares “Shpresa” të Shqipërisë. Këtë sezon me Panionios Durmishaj ka shënuar 6 gola dhe ka dhënë një asist.

(k.m./dosja.al) 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport fiorin durmishaj kombetarja greke e futbollit kombetarja shqiptare e futbollit sulmuesi shqiptar durmishaj fiorin durmishaj kombetarja greke e futbollit kombetarja shqiptare e futbollit sulmuesi shqiptar durmishaj

Sondazh

Poll