Sport

Elseid Hysaj në shitje për 20 milionë euro, kërkohet nga gjidandi londinez

8 Mars 2019, 19:48 Nga DOSJA
Elseid Hysaj në shitje për 20 milionë euro, kërkohet nga

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj është rikthyer përsëri si titullar në formacionin e Napolit, ku ka mbyllur dhe gojën e shumë kritikëve në median italiane. Shkodrani ka bërë ndeshje të mira në javët e fundit ku dhe ka ndihmuar ekipin e tij të fitojë ne Europa League kundër Salsburgut.

Kjo paraqitje e shqiptarit ka bindur dhe Ançelotin, që pas hezitimit të vazhdueshëm për ti besuar një vend titullari, tani e sheh Hysajn një pikë kyçe në prapavijë. Ky rikthim në formë i Elseid Hysajt, ka bërë që mediat në shtetin fqinj të rikthejnë në vëmendje përsëri merkaton. 

“Il Mattino”, shkruan se Hysaj mund të jetë larg Napolit në verë, nëse ai shfaq vullnet për t’u larguar nga klubi. Gazeta, në fakt, shpjegon se Napoli nuk do të bëhet pengesë për futbollistin e kombëtares shqiptare, nëse ai kërkon që të fillojë një aventurë të re. 

As pengesa financiare, e cila e ka penalizuar disi Hysajn në merkaton e verës së shkuar dhe të janarit të këtij viti, nuk do të jetë më problem. Sipas mediave italiane, vlera e 40 milion eurove që Napoli kërkon për Hysajn, mund të ulet deri në 20 të tilla

Napoli pagoi Empolin vetëm 5 milionë euro për kartonin e Hysaj 5 vitë më pare, ku ky i fundit kërkohet nga Chelsea por edhe Interi në Seria A.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport chelsea elseid hysaj napoli seria a chelsea elseid hysaj napoli seria a

Sondazh

Poll