Sport

3 fëmijë në Kubë, Maradona do bëjë teste ADN-je që të ligjërohet si babai i tyre

8 Mars 2019, 19:04 Nga DOSJA
3 fëmijë në Kubë, Maradona do bëjë teste ADN-je

Fituesi i Kupës së Botës 1986 me Argjentinën, Diego Maradona ka tre fëmijë në Kubë dhe do udhëtojë atje që të bëhet legalisht prindi i tyre sipas avokatit të argjentinasit.

58 vjeçari i cili tashmë është drejtor teknik te klubi meksikan Dorados de Sinaloa, ka 5 fëmijë nga marrëdhënie të tjera me gra të ndryshme.

Avokati Matias Morla tha se Maradona do shkojë në Kubë në mes të vitit për të bërë teste AND-je për të vërtetuar që është babai i tyre.

Ne do bëjmë teste AND-je. Ata fëmijë janë nga gra të ndryshme dhe Diego do i njohë ata në momentin që do arrijë në Kubë.

Avokati tha se ishte në kontakt me fëmijët por nuk i identifikoi.

Gjthashtu ky i fundit bëri me dije se pretendimet po kalonin përmes sistemit ligjor kuban, por Maradona, një prej futbollistëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave, planifikon t’i japë fëmijëve mbiemrin e vet në të ardhmen e afërt.

Maradona kaloi katër vjet në Havanë nga viti 2000 për të hequr dorë nga varësia ndaj drogës. Kuba ka dënime të rrepta për posedimin e drogës.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport argjentina diego maradona kuba argjentina diego maradona kuba

Sondazh

Poll