Sport

Ulen tensionet Inter-Icardi, argjentinasi kthehet në stërvitje

8 Mars 2019, 18:37 Nga DOSJA
Ulen tensionet Inter-Icardi, argjentinasi kthehet në stërvitje

Pas barazimit me Eintracht Frankfurt, Interi po mundohet për të zgjidhur sa më shpejt çështjen e argjentinasit Icardi.

Ditët e fundit është mbajtur një takim mes palëve për të diskutuar kontratën,  ndërsa pritet edhe një tjetër takimi vendimtar mes futbollistit, bashkëshortes dhe menaxheres së tij, Wanda Nara, përfaqësuesit ligjor Nicoletti dhe administratorit të deleguar zikaltër, Beppe Marotta.

Argjentinasi ka dhënë sinjale pozitive pasi ka drekuar me shokët e tij të ekipit duke i zbutur tensionet në marrëdhënie me Interin, pasi ka disa kohë që nuk bën pjesë në stërvitje.

Siç po shkruajnë mediat italiane të dyja palët kanë vullnetin për të gjetur zgjidhjen më të mirë të mundshme.

Mauro Icardi ka arritur në “Apiano Gentile” rreth orës 09:30, ku ka zhvilluar ushtrime individuale.

Ai pritet që pas disa ditësh të jetë i gatshëm për të luajtur nën urdhrat e Luciano Spallettit.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport inter mauro icardi seria a inter mauro icardi seria a

Sondazh

Poll