Sport

Claudio Ranieri rikthehet në Seria A, zyrtarizohet si trajner i AS Roma

8 Mars 2019, 16:20 Nga DOSJA
Claudio Ranieri rikthehet në Seria A, zyrtarizohet si trajner i AS Roma

Claudio Ranieri ka zënë postin e trajnerit të Romës deri në fund të sezonit.

Ai kthehet në Romë pasi edhe më parë ka punuar në këtë klub gjatë sezoneve 2009-10 dhe 2010-2011.

Jemi të kënaqur që ta mirëpresim Claudio Ranierin përsëri në klub.

Kemi një objektiv të mbetur këtë sezon dhe kjo është të përfundojmë në pozitat më të lartë të mundshme në kampionat dhe ta sigurojmë kualifikimin për Ligën e Kampionëve.

Në këtë fazë të sezonit, ishte e rëndësishme që të sjellim një trajner që e njeh klubin, e kupton mjedisin, mund të flasë gjuhën dhe është në gjendje të motivojë lojtarët.

Claudio i posedon të gjitha këto dhe është shumë i emocionuar për këtë sfidë.

Ai e udhëhoqi Leicester Cityn në Premier League në 2016 drejt titullit por u shkarkua nga klubi vitin e ardhshëm.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport as roma claudio ranieri seria a as roma claudio ranieri seria a

Sondazh

Poll