Sport

Euro 2020, afrohen eliminatoret, Panucci sjell risi në kombëtare

8 Mars 2019, 15:37 Nga DOSJA
Euro 2020, afrohen eliminatoret, Panucci sjell risi në kombëtare

Eliminatoret e Euro 2020 po afrojnë ditë pas dite, dhe Cristian Panucci duhet të publikojë listën e lojtarëve të grumbulluar për sfidat me Andorrën dhe Turqisë më 22 dhe 25 mars janë drejt fundit.

Flitet për shumë emra të rinj që mund t’i bashkohen kombëtarës , ky I fundit është dhe Kristi Qose, futbollist I cili luan për Ruzenmberok në kampionatin sllovak.

Qose ka lindur në Korçë, por është zhvilluar si lojtar jashtë vendit. Ai ka tërhequr vëmendjen e teknikut Italian si pasojë e sezonit të shkëlqyer që po kryen në Sllovaki, ku ka shënuar 6 gola në 18 ndshje.

Por Qose nuk do jetë lojtari i vetëm i cili pritet të jetë risi në kombëtaren shqiptare.

Po ashtu, pas aventurës në Ligën e Kombeve të kushtëzuar nga dëmtimet dhe mungesat e shumta, edhe rikthimet të skuadrën kuqezi do të jenë të shumta sidomos në repartin e sulmit. Pasi kanë zgjidhur problemet në merkaton e janarit dhe kanë gjetur skuadra me të cilat po luajnë, Sadiku dhe Cikalleshi janë në pritje të ftesave që pritet të nisë javën e ardhshme Kristian Panuçi.

B.N/dosja.al

 

 

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport cristian panucci euro 2020 kombetarja shqiptare cristian panucci euro 2020 kombetarja shqiptare

Sondazh

Poll