Sport

Përflitej se korçarët ja hodhën dënimit të UEFA, Skënderbeu: Janë thashetheme

8 Mars 2019, 19:22 Nga DOSJA
Përflitej se korçarët ja hodhën dënimit të UEFA,

Sot kanë qarkulluar lajme dhe zëra se Skënderbeu mund të fitojë pafajësinë nga akuzat për trukime të ngitura nga UEFA, ku klubi Korçar e ka dërguar çështjen në CAS ku shpresoh për një tjetër vendim.

Por këto lajmë janë hedhur poshtë nga vet klubi i Skënderbeut të cilët përmes një postimi në Facebook sqarojnë se janë vetëm thashetheme.

Reagimi zyrtar i klubit të Skënderbeut.

Klubi i Futbollit “Skënderbeu” është i detyruar të sqarojë të gjithë dashamirësit e ekipit dhe ata që duan të dinë më shumë për vendimin që ne presim nga CAS-i.

Të gjitha ato që fliten së fundi në ambjentet futbolldashëse, në mediat e shkruara dhe elektronike, por edhe në të gjitha rrjetet sociale janë vetëm thashetheme dhe asgjë më shumë se kaq.

Jemi mësuar prej shumë kohësh me këto thashetheme dhe ne u themi të gjithë tifozëve që të qëndrojnë me “këmbë në tokë”. Të vetmet sqarime zyrtare dhe reale mund ti gjeni vetëm në faqen tonë.

Ju njoftojmë se Seanca Dëgjimore në CAS do të jetë në datën 16 prill 2019 dhe sigurisht do të presim të qetë këtë ditë dhe bashkë me të edhe vendimin zyrtar.

Jemi të qetë dhe të bindur që ne do të dalim fitimtarë në fund, por na vjen keq për thashethemet e fundit dhe ishim të detyruar për këtë sqarim.

Faleminderit për mirëkuptimin!

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport cas skenderbeu uefa cas skenderbeu uefa

Sondazh

Poll