Sport

Refuzoi fanellën kuq kuqezi, zbuluesi i Durmishaj tregon arsyen: Ka zemër dhe mendje greku

8 Mars 2019, 17:25 Nga DOSJA
Refuzoi fanellën kuq kuqezi, zbuluesi i Durmishaj tregon arsyen: Ka

Fiorin Durmishaj e ka vendosur përfundimisht të përfaqësojë kombëtaren greke në eliminatoret e Euro 2020, duke refuzuar kështu fanellën kuqezi.

Futbllisti më origjinë vlonjate i cili luan në Superligën greke me skuadrën e Panionis ka surprizuar të gjithë me vendimin e tij, kjo edhe pasi ai ka qenë pjesë e kombëtares U-21.

Zbuluesi i Durmishajt, Gianis Pavlopulos, ka dhënë një intervitë për median greke ‘Fosonline’, ku ka bërë të ditur se 22 vjeçari iu bashkua kombëtares greke pasi ka zemrën dhe mendjen e një greku.

Durmishaj është i apasionuar pas futbollit dhe jep 110% nga vetja e tij. E përjeton gjithmonë me emocione të mëdha ndeshjen. Unë jam krenar për të, sepse ka pasur një karrierë të vështirë. Jemi duke folur për një familje të varfër, me shumë probleme. 

Duhet ta dini që ky djalë ka kaluar shumë probleme në Greqi, si dhe ka vuajtur  racizmin. Kjo është arsyeja se pse ai ka arritur kaq shumë, se ka një shtysë. Pjesa e të luftuarit, e ka bërë atë edhe më të veçantë. Gëzohem kur dëgjoj se ai do të veshë fanellën e Greqisë.

Është më i miri në moshën e tij.Sigurisht që ai është grek, pasi u rrit këtu. Po, e do vendin e prindërve të tij, por gjithashtu do edhe Greqinë. Unë e di që ai ka mendjen dhe zemrën e grekut dhe prandaj do të veshë këtë fanellë e jo të Shqipërisë.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport fiorin durmishaj greqi kombetarja grek kombetarja shqiptare fiorin durmishaj greqi kombetarja grek kombetarja shqiptare

Sondazh

Poll