Sport

Risi në Champions League/ Ndryshime në shortin e çerekfinaleve dhe gjysmëfinaleve

8 Mars 2019, 20:12 Nga DOSJA
Risi në Champions League/ Ndryshime në shortin e çerekfinaleve

Ajax, Manchester United, Porto dhe Tottenham kanë siguruar një vend në çerekfinalet e Champions League.

Katër ekipet e tjera do të njihen të martën dhe të mërkurën e ardhshme, kur do të zbresin në fushë Juventus-Atlético Madrid (0-2), Manchester City-Schalke (3-2), Barcelona-Lyon (0-0), Bayern Monaco-Liverpool (0-0).

Më pas, më 15 mars do të hidhet në Nyon shorti për fazat pasardhëse të Champions-it. Një short që do të jetë ndryshe nga vitet e mëparshme. UEFA, në fakt, ka lajmëruar në faqen zyrtare një risi të rëndësishme në pritje të shortit, që nuk do të përcaktojë vetëm çiftet çerekfinaliste, por edhe ato gjysmëfinaliste. 

Më shumë se një risi, është një kthim në të kaluarën, sepse një formulë e tillë është përdorur edhe në sezonin 2011-12, kur trofeu u fitua nga Chelsea i Roberto Di Matteo-s. 

Çerekfinalet do të luhen më 9 dhe 10 prill dhe 16 me 17 prill ndeshjet e kthimit.

Gjysmëfinalet do të zhvillohen më 30 prill dhe 1 maj dhe ndeshjet e kthimit mw 7 me 8 maj ndwrsa finalja e madhe do të zhvillohet më 1 qershor në “Wanda Metropolitano” të Atletico Madrid.  

B.N/dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport çerekfinale champions league çerekfinale champions league

Sondazh

Poll