Aktualitet

Iu refuzua leja, peticion për Presidentin: T’i jepet nënshtëtësia shqiptare Alice Taylor (Lidhja me Florenc Hoxhën)

9 Mars 2019, 13:03 Nga DOSJA
Iu refuzua leja, peticion për Presidentin: T’i jepet

Bllokimi i lejes së qëndrimit të gazetares britanike Alice Taylor, ka bërë që një grup aktivistësh t’i kërkojnë Presidentit Ilir Meta, t’i japë shtetësinë shqiptare.

Regjisori Kastriot Çipi është iniciatori i peticionit online, të cilit i janë bashkuar rreth 300 firmëtarë deri në këto momente.

Në adresën change.org, nismëtarët i kërkojnë Presidentit t i japë gazetares shtetësinë sa më shpejt, edhe si shenjë e ndjesës publike ndaj sjelljes së Ministrisë së Brendshme.

Ndërkohë që burime nga Ministria e Brendshme sqarojnë se gazetarja britanike, nuk i kishte respektuar afatet e aplikimit dhe nuk kishte njoftuar për dnyshimin e adresës së banimit.

Nuk ka refuzim sipas Ministrisë, por vetëm verifikim pas aplikimit. Alice Taylor jeton në Tiranë me një aktivist të Partisë Demokratike që është shpallur në kërkim pas protestës së 5 marsit.

Ergys Hoxha, bashkëshorti i saj, është edhe vëllai i Florenc Hoxhës, ish- Drejtorit të Policisë Bashkiake që u arrestua me akuzën për dhunë në protestë.(Lexo ketu)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet alice taylor debimi i blogeres ergys hoxha florenc hoxha ministria e brendshme alice taylor debimi i blogeres ergys hoxha florenc hoxha ministria e brendshme

Sondazh

Poll