Aktualitet

Shkarkohet nga detyra drejtori i Policisë Vlorë, e zëvëndëson Artion Duka, i arrestuar për paisjen “IMSI CATCHER”

9 Mars 2019, 08:03 Nga DOSJA
Shkarkohet nga detyra drejtori i Policisë Vlorë, e

Tiranë- Nga detyra është shkarkuar drejtori i Policisë së Vlorës Gentian Shehaj. Dosja.al mëson se në vend të tij është emëruar Artion Duka, i cili ka qenë më herët drejtor i policisë Berat.

Shehaj mori drejtimin e Policisë së Vlorës  në prill të 2017 por pas shkarkimit ai do të ketë një detyrë të re në Akademinë e Sigurisë sepse mban edhe gradën Drejtusi i Parë. 

Kush është Artion Duka që do të drejtojë Policinë e Vlorës?
Artion Duka ka qenë dhe Drejtor i Forcave Operacionale. Por ai u bër shumë i njohur për të gjithë pasi u akuza si i përfshirë çështjen e përgjimeve dhe pajisjes misterioze ‘Imsi Catcher ‘.

Në qershor 2016 Duka dhe një specialist tjetër u arrestuan me urdhër të Prokurorisë pasi akuzoheshin për përgjime të paligjshme me pajisjen “IMSI CATCHER” por u kthyen në liri shumë shpejt si edhe në detyrat që kishin.

 

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet artion duka gentian shehaj policia vlore artion duka gentian shehaj policia vlore

Sondazh

Poll