Aktualitet

SHBA/ Hetimi për Martin Shkrelin, dyshohet se drejton biznesin farmaceutik pas hekurave

9 Mars 2019, 11:14 Nga DOSJA
SHBA/ Hetimi për Martin Shkrelin, dyshohet se drejton biznesin farmaceutik

SHBA- Byroja amerikane e burgjeve tha të premten se është duke hetuar ish udhëheqësin e kompanisë farmaceutike Martin Shkreli, pasi mediet kanë raportuar se ai edhe gjatë qëndrimit në burg, ka ndihmuar zhvillimin e kompanisë, duke përdorur një telefon të kontrabanduar. Hetimi është paralajmëruar nga The Wall Street Journal.

Byroja e Burgjeve ka deklaruar se posedimi i telefonit të kontrabanduar në burg konsiderohet shkelje dhe mund të sjellë deri tek izolimi i të burgosurit dhe ndalimi i vizitave.

Benjamin Brafman, avokat i Shkrelit, ka refuzuar të komentojë.

Gazeta “Wall Street Journal” ka raportuar se Shkreli, 35 vjecar, ka ende ndikim të madh në kompaninë Phoenixus AG. Shkreli ishte dënuar shtatë vjet burg për shkak të mashtrimit të

Shkreli, i lindur në Bruklin nga prindër shqiptarë që kishin migruar në SHBA, u bë i njohur me nofkën “Pharma Bro” në shtator të vitit 2015.

Prokurorët e akuzojnë atë se ka marrë ilegalisht aksione të “Retrophin Inc”, një firmë bio-teknologjike që ai e ngriti në vitin 2011, dhe i ka përdorur ato për të shlyer borxhe të bizneseve të tjera./Burimi: Daily Mail

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet martin shkreli shba martin shkreli shba

Sondazh

Poll