Aktualitet

Qëlluan me armë në ajër, bien ne pranga 4 të rinj në Korçë

9 Mars 2019, 11:30 Nga DOSJA
Qëlluan me armë në ajër, bien ne pranga 4 të rinj

KORÇË- 4 persona janë vënë në pranga nga policia, pasi kanë qëlluar me armë në ajër. Personat e arrestuar janë shtetasit me iniciale: K.G., 31 vjeç, Dh.Sh., 31 vjeç, E.L., 34 vjeç dhe M.L., 30 vjeç, banues në Korçë.

4 personat, njëri prej të cilëve i shpallur më parë në kërkim për mashtrim, akuzohen për ‘mbajtje pa leje, prodhimi i armëve dhe i municionit’ si dhe për ‘prodhim e shitje të narkotikëve’.

Gjatë kontrollit të ushtruar, policia ka sekustruar  1 armë zjarri tip pistoletë, municion luftarak dhe një sasi e vogël lëndë e dyshuar narkotike, e llojit kokainë.

Njoftimi i policisë Korçë:

Bashkëpunimi me komunitetin, vë në pranga 4 shtetas për veprat penale “Mbajtja pa leje, prodhimi i armëve dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, njëri prej të cilëve i shpallur në kërkim për “Mashtrim”.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri tip pistoletë, municion luftarak dhe një sasi e vogël lëndë e dyshuar narkotike kokainë.

Në vijim të punës për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri, personave në kërkim, si edhe falë bashkëpunimit me komunitetin shërbimet e Policisë Korçë, kanë bërë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve: 

• K.G., 31 vjeç,
• Dh.Sh., 31 vjeç, 
• E.L., 34 vjeç dhe
• M.L., 30 vjeç, banues në Korçë. 

Pas marrjes të një informacioni se në vendin e quajtur “Mali i Moravës”, disa persona po qëllojnë në ajër me armë zjarri, janë organizuar forca të shumta policie, për të bërë verifikimin e duhur ku në vendin e raportuar, kanë konstatuar 4 shtetasit e mësipërm, të cilët pasi kanë parë se drejt tyre po afroheshin shërbimet e Policisë, konkretisht shtetasi Dh.Sh., ka hedhur nga dora një armë zjarri tip pistoletë, ndërsa shtetasi K.G., një kuti me fishekë luftarak. 

Gjatë kontrollit trupor të tyre shtetasit E.L., iu gjetën në xhepin e xhupit 2 doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë. 

Gjithashtu ndaj shtetasit K.G., Gjykata e Shkallës së Parë Pogradec, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Mashtrimi”. 

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan, 1 armë zjarri tip pistoletë, 1 krëhër me 3 copë fishekë, 44 copë fishekë luftarak, 2 gëzhoja dhe 2 doza lënde narkotike të dyshuar kokainë. 

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen 4 persona korce qelluan me arme arrestohen 4 persona korce qelluan me arme

Sondazh

Poll