Aktualitet

Plagosja e policit në protestën e Fierit/ Veliu shkon në spital, Policia: Përgjegjësit para ligjit (Foto)

9 Mars 2019, 11:37 Nga DOSJA
Plagosja e policit në protestën e Fierit/ Veliu shkon në spital,

FIER-Pak orë pas plagosjes së një efektivi në protestën e organizuar nga mbështetësit e Partisë Demokratike në Fier, ka ardhur një reagim zyrtar edhe nga policia e Shtetit, e cila jep detaje mbi përplasjen. Në një njoftim për mediat, PSH sqaron se kanë qenë rreth 150 protestuesë të cilët kanë patur në duar pankarta dhe zhurmuese, dhe gjatë tentativave për të çarë kordonin policor është plagosur një polic i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë. Më tej thuhet se do të bëhet analizimi i plotë i pamjeve filmike për të parë dhe gjetur përgjegjësit.

Pak orë pas ngjarjes, efektivi i plagosur u vizitua edhe nga drejtori i Policisë, Ardi Veliu.  Veliu u informua nga ekipi mjekësor se gjendja shëndetësore e punonjësit të Policisë është stabilizuar dhe i uroi shërim të shpejtë.

Reagimi i plotë:
Sot paradite, në vendin e quajtur “ETC” u grumbulluan për të protestuar rreth 150 protestues me pankarta dhe zhurmues.

Gjatë protestës pati tentativa për të çarë kordonin policor, si dhe u goditën me sende të forta forcat e Policisë.

Për pasojë u plagos në kokë një punonjës policie i FNSH-së, i cili po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Fier

Grupi hetimor do të analizojë provat dhe pamjet filmike për të vënë para përgjegjësisë ligjore autorët e sulmit ndaj punonjësit të rendit.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ardi veliu djegia e mandateve te opozites plagoset polici protesta e pd ne fier ardi veliu djegia e mandateve te opozites plagoset polici protesta e pd ne fier

Sondazh

Poll