Aktualitet

Arrestohet ‘kampioni’ i grupit ‘Bajri’, boksieri Nelson Hysa i përfshirë në trukim ndeshjesh

9 Mars 2019, 12:11 Nga DOSJA
Arrestohet ‘kampioni’ i grupit ‘Bajri’, boksieri Nelson

TIRANË- Policia ka arrestuar Nelson Hysën, 35 vjeç, i shpallur në kërkim që prej vitit 2018, si pjesë e grupit kriminal të Bajrajve në Shkodër.

Hysa është boksier dhe është shpallur edhe Kampion në boks.

Ai akuzohet për trukim ndeshjesh. Policia e ka arrestuar ditën e sotme në një banesë me qira në zonën e Komunës së Parisit, ku i është sekuestruar edhe një makinë tip BMW.

Njoftimi i plotë:

Tiranë

Vijon operacioni “OAZ” .

Në vijin të operacionit “OAZ”, në funksion të procedimit penal nisur gjatë vitit 2018, në kuadër të Operacionit “Forca e Ligjit”, si pjesë e grupit kriminal “Bajri” me aktivitet të shtuar kriminal në Shkodër , mëngjesin e sotëm u bë ekzekutimi i Vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Renda Tiranë, e cila ka caktuar masën e sigurise “Arrest ne Burg” për shtetasin:

• N. H., 35 vjeç , lindur dhe banues në Shkodër, ishte person i shpallur në kërkim në shtator 2018, gjatë operacionit “OAZ”, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Organizata kriminale, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”, “Paracaktimi i rezultateve në garat sportive, e kryer në bashkëpunim”, për qëllime të fitimit pasuror.

Ai u kap në një banesë të marrë me qera në zonën e Komunës së Parisit Tiranë, gjatë operacionit të zhvilluar mëngjesin e sotëm nga Njësia Hetimore Qendrore në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës Posaçme Operacionale, në Departamentin e Policisë Kriminale dhe Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Njësia Hetimore Qendrore për të lokalizuar vendndodhjen e personit të shpallur në kërkim ka bashkëpunuar me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë dhe Shkodër.

Gjatë veprimeve proceduriale u sekuestrua nje automjet “BMË Seria 3”.

Materialet proceduriale shtesë iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet boksieri kampion grupi i bajrajve nelson hysa operacioni oaz trukim ndeshjesh boksieri kampion grupi i bajrajve nelson hysa operacioni oaz trukim ndeshjesh

Sondazh

Poll