Aktualitet

Kërcënoi me thikë gruan, deportohet nga Anglia Ardian Rragami

9 Mars 2019, 11:52 Nga DOSJA
Kërcënoi me thikë gruan, deportohet nga Anglia Ardian Rragami

ANGLI- 47 vjeçari shqiptar, i cili u filmua duke kërcënuar (Lexo këtu) bashkëshorten me thikë në fyt, është deportuar drejt Shqipërisë.

Historia e tij u bë publike pak ditë më parë  nga mediet britanike, Adrian Rragami u largua në vitet ’90 në drejtim të Britanisë së Madhe, dhe po luftonte për t’iu shmangur një ekstradimi të dytë në Shqipëri, duke cituar të drejtën për një jetë familjare.

Por ai u deportua drejt Shqipërisë, pasi u filmua duke i vendosur thikën në fyt, gruas së tij në shtëpinë e tyre në Ëickford. Rragami u deklarua fajtor në Gjykatën e Basildon për sulmin ndaj bashkëshortes pasi e ka goditur dhe i ka prerë nofullën me një thikë kuzhine, si dhe ka sulmuar një fëmijë.

Ndërsa, ish-bashkëshortja e tij Michaels, e cila punon parukiere, iu lut qeverisë britanike për deportimin e shqiptarit.

Ardiani ka përdorur të drejtën e tij për një jetë familjare që të qëndrojë këtu. Kam ngecur e mbërthyer tek ai dhe derisa të deportohet nuk do ndalet kurrë”, deklaronte më herët ajo për The Sun.

Ardian Rragami u ekstradua për herë të parë nga Britania në Shqipëri në vitin 2009 për të vuajtur një dënim 15-vjeçar për vrasjen e fqinjit të tij, në vitin 1998 në qytetin e Shkodrës. Por pasi bëri vetëm 4 vite në burg u rikthye për të jetuar në Britaninë e Madhe. Ai kaloi kufirin në vitin 2016 dhe shkoi në Ëickford, Essex me gruan e tij britanike Chrysoulla Michaels dhe dy vajzat e tyre, 13 dhe 15 vjeçe.

Por u arrestua po në qershor të atij viti. Asokohe ai kërkoi anulimin e vendimit për deportimin e tij nga Anglia me argumentin se largimi i tij do e ndante nga familja. Ndaj gjykata vendosi në favor të tij, duke i dhënë 47-vjeçarit lirinë me kusht. Por siç duket, video e ka nxjerrë zbuluar dhe për tashmë për shqiptarin nuk ka më kthim pas.

( a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ardian rragami deportimi nga anglia ardian rragami deportimi nga anglia

Sondazh

Poll