Aktualitet

U arrestua 3 ditë më parë në Kakavije, gjykata e Gjirokastrës lë në burg ukrainasin e dënuar për vrasje

9 Mars 2019, 11:31 Nga DOSJA
U arrestua 3 ditë më parë në Kakavije, gjykata e

GJIROKASTËR- 3 ditë pasi u arrestua në Kakavije me dokumente të falsifikuara greke, ka dalë sot para gjykatës, shtetasi ukranas, Vladimir Jacula.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se gjykatësja Mirela Ilijopulli ka vendosur që ta lejë në burg ukrainasin pas argumenteve që ka dhënë në gjykatë, prokurori Juljan Çafka.
Gjykata vendosi të japë masën e sigurisë “arrest me burg. 

Ukrainasi është i dënuar për vrasje në Greqi dhe dyshohet se edhe në Shqipëri ka kryer vepra penale.

Ai u arrestua 3 ditë më parë në pikën kufitare të Kakavijës. (Lexo ketu). Ukrainasi përdori një pasaportë të falsifikuar për të kaluar kufirin nga Shqipëria drejt Greqisë.

Kur oficerët e Policisë kërkuan të bënin verifikime shtesë, 28-vjeçari Maryan Yatsula (Vladimir Jacula ) jo vetëm i kundërshtoi, por tentoi që edhe të largohej me vrap.

Nga verifikimi në vijën e dytë u zbulua se Jatsula përdorte një dokument të falsifikuar si grek, me emrin Dimitrios Kantzelis. Nga shenjat e gishtave, u zbulua që ukrainasi ishte në kërkim për vrasjen e një shqiptari në Athinë dhe mënjëherë u arrestua nga Policia Shqiptare.

Por Yatsula dyshohet si vrasës me pagesë edhe në Shqipëri. Burime për dosja.al, sqarojnë se Policia po e verifikon 28-vjeçarin, pasi ai mund të ketë kryer vrasje edhe në vendin tonë. Policia nuk thotë konkretisht për çfarë ngjarje bëhet fjalë, por ka dyshime që Jatsula të jetë i përfshië në vrasje të pazbardhura në Shqipëri. Gjithashtu, rezulton se ukrainasi ka hyrë disa herë në Shqipëri me identitet të rremë. 

(F.g./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet ukranasi gjykata e gjirokastres vladimir jacula arrestohet ukranasi gjykata e gjirokastres vladimir jacula

Sondazh

Poll