Aktualitet

PD protestë kundër Ramës në Fier, qytetarët përplasen me policinë, plagoset efektivi i FNSH (VD)

9 Mars 2019, 09:55 Nga DOSJA
PD protestë kundër Ramës në Fier, qytetarët

FIER- Në Fier është zhvilluar sërish një protestë paraditen e sotme kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij, i cili ndodhet në një aktivitet në këtë qytet. Dhjetëra qytetarë janë protestuan pak metra larg aktivitetit të Ramës.(Lexo ketu)

Drejtori i Policisë së Fierit u përpoq që të largonte protestuesit, të cilët ndodheshin afër aktivitetit të Ramës por kjo nuk pati rezultat.

Protestuesit u përplasën me policinë pasi janë shprehur se donin të protestojnë. Nga kjo përplasje u plagos një polic i repartit FNSH, pasi u qëllua me sende të forta në kokë.

Luan Baci, kreu i PD-së Fier deklaroi se po i provokonte policia. “Na  shkojnë me inat dhe na provokojnë. Policët shajnë protestuesit. Protestuesit do të reagojnë por ne po protestojmë qetësisht”, u shpreh Baci.

Nga tjetër policia bëri thirrje që të ruhej qetësia që të mos kishte tensione, ndërsa në një njoftim zyrtar tha se përgjegjësit do të vihen para ligjit. (Lexo ketu)

“E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, “Poshtë diktaturës” ishin disa nga thirrjet e protestuesve që kishin edhe vuvuzela nëpër duar.

[sgallery url=”https://dosja.al/proteste-kunder-rames-ne-fier-qytetaret-perplasen-me-policine-plagoset-nje-efektiv/”]

(J.V/F.G/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet demokratet e fierit edi rama luan baci plagosja e policit protesta e opozites qytetarët në protestë fier demokratet e fierit edi rama luan baci plagosja e policit protesta e opozites qytetarët në protestë fier

Sondazh

Poll