Aktualitet

Shembja e banesave në Këlcyrë, banorët në ditën e 6-të të protestës: Vetëm po kaluan mbi trupat tanë

9 Mars 2019, 10:57 Nga DOSJA
Shembja e banesave në Këlcyrë, banorët në ditën e

GJIROKASTËR- Banorët e Këlcyrës kanë rinisur protestën kundër projektit për rehabilitimin e sheshit qendror të qytetit, projekt që prek banesat e tyre duke sjellë shembjen e 28 objekteve, shtëpi dhe biznese. (Lexo ketu)

Banorët kërkojnë të njihen me projektit dhe duan anulimin e tij, pasi nuk janë dakord me dëmshpërblimin e vendosur. Njëri nga banorët është shprehur se banesat do të shemben vetëm kur të kalohet mbi trupat e tyre.

Me pankartat “Këlcyra si Astiri”, “Qeveri hajdute”, banorëve iu është bashkuar sot në protestë edhe ish-deputeti i Partisë Demokratike në qarkun e Gjirokastrës, Tritan Shehu.

“Ka një vit burri dhe fëmija që punojnë. Kryetari të dalë me ballë hapur të thotë e të japë llogari. I kam fëmijët pa shtëpi. Kemi punuar o vëlla, burrë e grua 70 vjeç. S’na ka përkëdhelur njeri. Na kanë pirë gjakun komunistët tërë jetën. Vetëm mbi trupat tanë po kaluan do të na shembin shtëpitë”, -shprehen banorët.

Ish-deputeti i PD, iu bëri thirrje banorëve që të rezistojnë për të drejtën e pronës.

“Duhet të rezistoni për të drejtën tuaj, për të drejtën universale të pronës. Iu bëj thirrje policisë, të mos prekë qytetarëve. Ata po protestojnë për të drejtën e tyre. Askush të mos iu prekë.” -tha Tritan Shehu.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet banoret e kelcyres protesta ne kelcyre shembja e banesave ne kelcyre tritan shehu banoret e kelcyres protesta ne kelcyre shembja e banesave ne kelcyre tritan shehu

Sondazh

Poll