Sport

Dueli kundër Gjeorgjisë në Ligën e Kombeve, nis ndeshja e kombëtares shqiptare në "Air Albania"

Kjo sfidë është e rëndësishme pasi mund të sigurojë vendin në kreun e Grupit B1 për kombëtaren tonë.

10 Shtator 2024, 20:39 Nga M.B
Dueli kundër Gjeorgjisë në Ligën e Kombeve, nis ndeshja e
Foto ilustruese

TIRANA- Ka nisur në "Air Albania" ndeshja e dytë në këtë edicion të Ligës së Kombeve e kombëtares shqiptare të futbollit kundër përfaqësueses gjeorgjian. Kjo sfidë është e rëndësishme pasi mund të sigurojë vendin në kreun e Grupit B1 për kombëtaren tonë.

Për duelin e sotëm, trajneri Sylvinho ka kryer vetëm një zëvendësim në 11-shen e tij, duke hedhur në fushë Hoxhën në vend të Laçit. Në portë sërish vendoset Strakosha, ndërsa në krahët e mbrojtjes janë Hysaj e Mitaj, me qendrën që mbulohet nga Kumbulla e Ismajli.

Para mbrojtjes vendosen Kristjan Asllani e Ylber Ramadani, ndërsa Asani, Hoxha e Bajrami vendosen pas sulmuesit të vetëm, Rei Manaj.

kombetarja shqiptare e futbollit

Sondazh

Poll