Sport

VIDEO/ Sonte dueli kundër "kuqezinjve" në Air Albania, ekipi përfaqësues i Gjeorgjisë mbërrin në stadium

Kjo sfidë është e rëndësishme pasi mund të sigurojë vendin në kreun e Grupit B1 për kombëtaren tonë.

10 Shtator 2024, 19:30 Nga M.B
VIDEO/ Sonte dueli kundër "kuqezinjve" në Air Albania, ekipi
Autobusi

TIRANA- Ekipi përfaqësues i Gjeorgjisë ka mbërritur në stadiumin "Air Albania" ku do të zhvillohet ndeshja e radhës e edicionit të Ligës së Kombeve, kundër kombëtares kuqezi. Kjo sfidë është e rëndësishme pasi mund të sigurojë vendin në kreun e Grupit B1 për kombëtaren tonë.


Ndërkohë pak para nisjes së ndeshjes, tifozët kuqezi kanë zbukuruar me festën e tyre rrugët e kryeqytetit duke sjellë një atmosferë të ngjashme me atë të përjetuar përgjatë kampionatit europian. Gjithashtu biletat për në stadium janë shitur të gjitha dhe pritet që atmosfera të zhvendoset tashmë në "Air Albania".

liga e kombeve

Sondazh

Poll