Sport

VIDEO/ Mes brohorimave dhe këngëve, tifozët e përfaqësueses gjeorgjiane mbërrijnë në "Air Albani"

Pak më parë ekipi përfaqësues i Gjeorgjisë ka mbërritur në stadiumin "Air Albania" ku do të zhvillohet ndeshja e radhës e edicionit të Ligës së Kombeve, kundër kombëtares kuqezi. 

10 Shtator 2024, 19:58 Nga M.B
VIDEO/ Mes brohorimave dhe këngëve, tifozët e
Tifozët e Gjeorgjisë

TIRANA- Tifozët e përfaqësueses gjeorgjiane kanë mbërritur pranë ambienteve të stadiumit "Air Albania" dhe kanë nisur të futen. Pak më parë ekipi përfaqësues i Gjeorgjisë ka mbërritur në stadiumin "Air Albania" ku do të zhvillohet ndeshja e radhës e edicionit të Ligës së Kombeve, kundër kombëtares kuqezi. Kjo sfidë është e rëndësishme pasi mund të sigurojë vendin në kreun e Grupit B1 për kombëtaren tonë.


Ndërkohë pak para nisjes së ndeshjes, tifozët kuqezi kanë zbukuruar me festën e tyre rrugët e kryeqytetit duke sjellë një atmosferë të ngjashme me atë të përjetuar përgjatë kampionatit europian. Gjithashtu biletat për në stadium janë shitur të gjitha dhe pritet që atmosfera të zhvendoset tashmë në "Air Albania".

liga e kombeve

Sondazh

Poll